Ben Blushi shpreson në bashkim të shpejtë mes Shqipërisë e Kosovës

2
859

Ben-Blushi

Ben Blushi ka folur për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës në emisionin “Kronikë e pambaruar”, ideuar dhe drejtuar nga shkrimtarja Diana Çuli. Sipas politikanit socialist, që është edhe shkrimtar, bashkimi si kërkesë nuk ka për t’u zbehur. “Shpresoj që nuk e kam gabim, por në të ardhmen Shqipëria do të ketë më shumë nevojë për t’u bashkuar sesa Kosova për Shqipërinë. Për ne ky është një ideal i pakonsumuar. Megjithëse brezat ndryshojnë nevoja për një bashkim kombëtar nuk ka për të ndryshuar në një rrugë apo në një rrugë tjetër. Do të thtoë se një ditë ka për të ndodhur, por konstatoj se Shqipëria do të ketë më shumë nevojë ta “kolonizojë” Kosovën, nuk dua të spekulloj me këtë që them, pra ta përfshijë, ta integrojë, për arsye kombëtarë, rritjes, madhësisë, tregut, financave, fuqisë në rajon, Kosova mund të jetë pak më e ftohtë, për shkak se dua ta them sinqerisht këtë gjë, nuk është se nga Shqipëria shkon një model i shkëlqyer në Kosovë i funksionimit të shtetit, kompromisit politik, cilësisë së qeverisë apo administrimit, shfrytëzimit të burimeve natyrore”. Blushi ka vlerësuar se aftësitë politike për kompromis në Kosovë dëshmohen më të larta se në Shqipëri. “Ne gati luftuam me armë më 1997”, tha ai, duke neglizhuar këtu një element të dallimit Jug-Veri, të cilin Kosova nuk e vuan njofton Respublica.

2 KOMENTET

  1. …SHQIPËRIA, TË RIBASHKOHET ME ME VEPRA SEPSE, NGA FJALËT SADO TË ËMBËLA PËR RIBASHKIM, -ZEMRAT PO NA MBESIN PELINE QË 102 VITE. O VËLLEZËR E E MOTRA! NGA FJALËT TË KALOJMË NË VEPRA,- E SHIHNI, A PO DËGJONI ORE, NA IKU GJAKU SHQIPTAR! “SHQIPËRIA E TRETË” , PO “LËSHON SHTAT” -E SHPËRNDARË KUDO NËPËR BOTË, SË SHPEJTI -MËSA PO E DI UNË; -PO I NUMËRON JASHTË GJIRIT TË SAJ MBI 1.MILIONË E 500 MIJË REFUGJATË TË “RINJ”, VETËM GJATË KËTYRE 24 VITEVE…!!! -ËSHTË KOHA QË, KLASA POLITIKE SHQIPTARE NË PUSHTET NË TIRANË, PRISHTINË, NË SHKUP, NË KOSOVËN LINDORE DHE NË MALËSI TË MADHE; TË BASHKOHET RRETH FLAMURIT KUQEZI ME NJË REFERENDUM , QË PASTAJ TË BËJMË SHQIPËRINË-SHQIPËRI, SIPAS MOTOS ATDHETARE TË UKSHIN HOTIT TË MADH “BËJE SHQIPËRINË OSE VDIS”! .. 0. Janar. 2015.

    • …SHQIPËRIA, TË RIBASHKOHET ME VEPRA SEPSE, NGA FJALËT SADO TË ËMBËLA PËR RIBASHKIM, -ZEMRAT PO NA MBESIN PELINE QË 102 VITE.
      O VËLLEZËR E E MOTRA!
      NGA FJALËT TË KALOJMË NË VEPRA,
      – A E SHIHNI, A PO DËGJONI ORE?!!!
      NA IKU GJAKU SHQIPTAR! “SHQIPËRIA E TRETË”, PO “LËSHON SHTAT” -E SHPËRNDARË KUDO NËPËR BOTË, SË SHPEJTI,-MËSA PO E DI UNË;
      -PO I NUMËRON JASHTË GJIRIT TË SAJ MBI 1.MILIONË E 500 MIJË REFUGJATË TË “RINJ”, VETËM GJATË KËTYRE 24 VITEVE…!!!

      -ËSHTË KOHA E FUNDIT QË, KLASA POLITIKE SHQIPTARE NË PUSHTET NË TIRANË, PRISHTINË, NË SHKUP, NË KOSOVËN LINDORE DHE NË MALËSI TË MADHE; TË BASHKOHET RRETH FLAMURIT KUQEZI ME NJË REFERENDUM, QË PASTAJ TË BËJMË SHQIPËRINË-SHQIPËRI, SIPAS MOTOS ATDHETARE TË UKSHIN HOTIT TË MADH “BËJE SHQIPËRINË OSE VDIS”! .. 0. Janar. 2015.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu