Beogradi dënon Mark Kashnjetin me dy vjet burg

0
499

Beograd, 19 nëntor – Dhoma e veçantë për krime luftë pranë Gjykatës Supreme të Serbisë e ka dënuar sot me dy vjet burgim, Mark Kashnjetin (59) nga Prizrenin, për të cilin Prokuroria serbe për krime luftë thotë se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Ai është dënua për shkak të “përndjekjes së civilëve serbë nga Prizreni në korrik të vitit 1999”.

Kashnjetit në këtë vendim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim ku qëndron që nga prilli i këtij viti.

“Gjykata ka vërtetuar se i akuzuari si pjesëtar i UÇK-së ka kryer vepër penale – krime lufte, ndaj popullatës civile më 14 korrik të vitit 1999 më qellim që civilët të përkatësisë etnike serbe t’i detyroj që të largohen nga Komuna e Prizrenit”, kështu thuhet në verdiktin e Gjykatës serbe.

Kashnjeti dhe Prokuroria kanë të drejt të ankohen në këtë vendim në Gjykatën e Apelit në Beograd.

“I akuzuari atë ditë rreth orës 11 e ka ndaluar një veturë ‘jugo 55’, në të cilën ndodheshin viktimat dhe i ka detyruar ata të dalin jashtë, ua ka marrë dokumentet, paratë dhe gjerat tjera me vlerë, e ka goditur njërin me kondak të pushkës në kokë dhe ua ka lidhur duart”, kështu thuhej në aktakuzë.

“Se bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, duke i kërcënuar me armë se do t’i vrasë, i ka dërguar deri në fund të rrugës, duke i goditur me kondak në kokë dhe trup, deri tek kopshti i një shtëpie, ku i ka mbajtur të mbyllur për disa orë. Me pjesëtarë tjerë të panjohur të UÇK-së, viktimat i kanë dërguar deri te lagjja Ortakoll, e ka ndaluar veturën, i ka hedhur nga ajo dhe i ka urdhëruar që të ‘ikin në Serbi nëse dëshirojnë të jetojnë’. Më pas ua ka marrë veturën dhe gjërat tjera që kishin me vete”.

Familjarët e Kashnjetit kanë thënë se ai nuk ka qenë në atë kohë në Kosovë, duke i hedhur poshtë të gjitha pohimet e Prokurorisë serbe për krime luftë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu