Beogradi ja shtyn seancën Kosovës për nesër

0
900

Parlamenti i Kosoves

Është shtyrë përfundimisht seanca për nesër në ora 12:00. Pas hedhjes në votim, me 69 për dhe 30 kundër, është vendosur që seanca për votimin e qeverisë së re të shtyhet për nesër në ora 12:00.

Si duket partitë kosovare nuk kanë arritur që të merren vesh me Listën Srpska dhe si rezultat janë detyruar që të shtyjnë seancën për nesër. Lista Srpska me direktiva të Beogradit ka kërkuar ministri shtesë dhe më shumë të drejta për serbët.

Andaj ata nuk kanë pranuar të hyjnë në Kuvend pa miratimin e këtyre kërkesave. Si rezultat i kësaj edhe seanca është shtyrë për nesër derisa të provohet të gjendjet një mirëkuptim.

Burime të “Zërit” tregojnë se Drejtori i zyrës së Qeverisë për Kosovë, Marko Gjuriq, është duke biseduar me deputetët e “Srpska-së” në Rashkë të Serbisë.

Të njëjtat burime tregojnë se apeli i zyrtarëve të qeverisë është që ata mos të jenë pjesë e Qeverisë Mustafa.

Për këtë arsyeje edhe u shty seanca e Kuvendit pasi që është e pamundur që të votohet kryeministri nëse nuk janë të gjitha partitë në Kuvend pasi që do të përbënte shkelje kushtetuese.

Sipas burimeve të Zërit, serbët janë duke e shantazhuar me 4 ministri Qeverinë Mustafa dhe po kërkojnë disa të të drejta shtesë në shkëmbim të votës së tyre.

Shpend Ahmeti: Seanca u shty për t’u konsultuar me Vuçiqin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sikurse edhe deputetët e tjerë të opozitës ka qenë kundër shtyrjes së seancës së Kuvendit që u bë për nesër.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se shtyrja u bë për tu konsultuar me Vuqiqin. “Shtyerja u bë për tu konsultuar me Vuqiqin.”, ka shkruar Ahmeti. Ndërkohë edhe Zëri mëson se ishin pikërishtë kushtet e Listës Srpska që bën që seanca të shtyhet për nesër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu