Beogradi përmes amerikanëve pretendon gjysmën e “Trepçës”?

0
611

Beograd, 15 nëntor – Një marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik ndërmjet  Kombinatit Xehetar Metalurgjik “Trepça”, siç vazhdon ta quaj Beogradit këtë vigan të Kosovës, dhe kompanisë amerikane “New Generation Power” (NGP) do të mund të konkretizohet deri në fund të këtij viti, shkruan sot e përditshmja serbe “Novosti”, duke cituar ministrin e Xehetarisë e të Planit Hapësinor, prof.dr. Millan Baçeviq. Sipas tij, propozimi mbi partneritetin strategjik është gati, kanë mbetur vetëm që të dy palët të harmonizojnë formën përfundimtare të atij dokumenti. “Me ditën e nënshkrimit të asaj kontrate arrihen të gjitha kushtet për realizimin e investimeve të kompanisë amerikane në “Trepçë”, citon gazeta Baçeviqin.

“Plani parasheh hapjen e minierave të reja ku rezultatet e kërkimeve gjeologjike tregojnë se kjo është me leverdi, pastaj të zgjerohet dhe të rritet vëllimi i prodhimit në minierat ekzistuese, që ndodhen në përbërje të “Trepçës” veriore, siç e quan kjo gazetë këtë pjesë të këtij  kompleksi xehetar, dhe këto janë “Bello Berdo” dhe “Cërnci”.  Do të instalohen pajisje të reja për eksplatimin e xehes dhe do të krijohen kushte financiare për ndërtimin e shkritores së re në Zveçan. Po ashtu me plan parashihet edhe ndërtimi i një termocentrali, që do të prodhonte rrymë për të gjitha komunat në pjesën veriore të Kosovës, me një fuqi rreth 50 megavatësh.

Raportet e propozuara pronësore ndërmjet “Trepçës” dhe kompanisë amerikane, sipas ministrit serb, do të jenë 51 për qind për palën serbe dhe 49 për qind për NGP. Kontrata do të nënshkruhet pavarësisht  se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka dalë në opinion me dofarë  planesh të vetat për kombinatin, shkruan “Novosti”.

“I kemi bërë pyetje ASgjencisë Kosovare se në bazë të cilit akt juridik  ose dokumenti ata pretendojnë të drejtën në pjesën veriore të “Trepçës”, aq më parë kur “Trepça” veriore është e regjistruar dhe ndodhet në pjesën serbe të Agjencisë së Resurseve Ekonomike (APR) me një strukturë të përcaktuar  dhe të përkufizuar shumë  qartë, që i është prezantuar edhe kompanisë amerikane”, citon gazeta ministrin serb Baçeviq. “Trepça” veriore është qind për qind serbe. Me ardhjen e kapitalit amerikan në “Trepçë, krijohen kushte për hapjen dhe të minierave të mbyllura në Kosovë, që të aktivizohen ndërmarrjet e shuara  dhe që qytetarët e   pjesës veriore e jugore të Mitrovicës të llogarisin në punësinë e humbur nga pakujdesia dhe indiferenca e pushtetit të vet, citon gazeta ministrin e Serbisë të ketë folur për pretendimet e fqinjit verilindor ndaj tokave të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu