Beogradi shkruan statutin e Asociacionit të Komunave serbe, Kosova në ngërç

0
915

Hasha dhe ngerqi

Derisa Prishtina edhe pas katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale po sillet rreth vicioz në tentim për të krijuar institucionet, Beogradi ka filluar të shkruaj statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Pala serbe thuajse është në përfundim të draftit për Asociacionin e Komunave serbe i cili duhet të paraqitet në Bruksel, kur të fillojë vazhdimi i dialogut, i ka thënë një burim Radio Televizionit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Ngërci politik në Prishtinë, po e brengos edhe Serbinë, pasi ecuria drejtë Bashkimit Evropian e këtij vendi varet drejtëpërdrejtë nga implementimi i marrëveshjeve dhe dialogut me Kosovën.

Por ky dialog nuk mund të fillojë pa formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Raporti i Progresit për Serbinë në mesin e punëve që Serbia i ka përpara për t’i kryer ka theksuar edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Por zyrtarët serb thonë se ky asociacion nuk është formuar shkaku i mos formimit të institucioneve të reja në Prishtinë.

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është krijuar për shkak se Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë punën e saj. Janë në pyetje çështje që kanë të bëjnë me pronat, arsimin dhe edukimin dhe statusin e kishës serbe”, thotë Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu