Berat Buzhala ja kalon Hashim Thaqit me Patriotizem

0
706

Seanca e Kuvendit ka nisur me deklarime dhe pyetje parlamentare. Partia Demokratike e Kosovës përmes deputetit Berat Buxhala, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga veprimet antiamerikane. Ndërsa ministri i Ekonomisë Besim Beqaj duke iu përgjigjur interesimit të Vetëvendosjes për kodin e përbashkët telefonik, tha se Kosova është e gatshme të pranojë kodin 355.

Berat Buzhala, nga Partia Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme ka kërkuar në emër të Grupit parlamentar të PDK-së, që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga deklarimet e saj antiamerikane. Ai tha se Vetëvendosja është e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve.

Por nga ana tjeter kur shef të kaluaren e Berat Buzhalës del një figur shume kontraverse, Babai i Berat Buzhalës ka qen njeri i afert i regjimit të Milosheviqit i cili në Prill 1998 ishte rrahur në fashtin e tij të lindjes çabiq nga ushtar të UCK-së në sheshin e fshatit sebashku me 3 burra tjer të cilet ishin poashtu lojal ndaj regjimit të Serbis.

Kjo smbaron me kaq, pas Ofenzivave të serbis Gusht – Shtator 1998 në Zonën e Drenicës, UCK-ja arreston Babain e Buzhalës dhe e mban për 3 muaj rresht të izoluar në Likovcë kur dhe me pas Kryqi i Kuq dhe OSB-ea pas bisedimeve që kan bere me Shtabin e UCK-së e liroin Baban e Buzhales të cilin dhe e marrin me vete ate në shoqerim të vete Berat Buzhalës.

“Lideri i VV-së Albin Kurti është një ogur i zi për politikën kosovare, me kërcënimin që ua ka bëtë SHBA-ve. Badihava marshojnë marshallët e VV-së, por këtë më së miri na kanë bërë të ditur tre ambasadorët të SHBA-së”, tha Buzhala.

Por, në anën tjetër, kryesuesi i seancës Jakup Kransiqi, ka ndërprerë polemikat mes PDK-së dhe VV-së duke thënë se “është kryer pika e rendit të ditës “hajt pak”.

Në kohën e pyetjeve parlamentare, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka kërkuar nga ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj sqarime rreth fillimit të negociatave për zëvendësimin e kodit aktual telefonik me atë të Shqipërisë. Ministri Beqaj ka thënë se ka pasur lëvizje të theksuara në këtë drejtim dhe Kosova e pranon kodin 355:

Ndërsa deputeti i LDK-së, Haki Demolli, ka shprehur shqetësimin për përdorimin e standardeve të dyfishta nga ana e Policisë së Kosovës karshi ngjarjeve në vend. Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës trajtim parimor, të drejtë ndaj të gjithë qytetarëve pavarësisht se ku protestojnë.

Ndërkohë deputetët nga ngritur shqetësime edhe për korrupsion, efikasitet të gjyqësorit, dhe mos respektim të ligjeve nga ana e zyrtarëve të lartë. Seanca po vazhdon me debatin për buxhetin e Kosovës për vitin 2013.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu