Berat Buzhala, sndihet rehat në PDK

0
718

Berat Buzhala kishte pritur dy vjet me shpesë se gjërat po marrin kahjen e duhur. Por, duke parë se në PDK nuk ka reforma, ai filloi të dalë hapur si disident partiak. Buzhala thotë se nuk është i kënaqur me vizionin politik të partisë për reforma.

Njeriu që kundërshtoi hapur sistemin arsimor dhe shëndetësor brenda vetë sistemit, tha se nuk i ka rënë pishman që ka hyrë në politikë, por tha se nëse nuk i ecën politika dhe koncepti për reforma në PDK, e ka zanatin e moçëm (gazetarinë).

Edhe pse në Këshillin e Përgjithshëm të PDK-së kishte mbetur në fund të listës, Buzhala tha se në KP nuk ka pasur manipulime, ndërsa në Kryesi po. “Nuk i konsideroj partner të denjë një numër të asaj kryesie. Ata nuk janë reflektim as i PDK-së, lëre më i gjendjes në terren”, tha ai.

Megjithatë deputeti i Kuvendit të Kosovës pranon se në legjislativ shumica e deputetëve i kanë rrogat “haram”, ndërsa kërkon largimin e Bajram Rexhepit nga posti i ministrit të rendit. “Bajram Rexhepi mund të jetë një njeri shumë i mirë, por një menaxher i dobët”, tha Buzhala, sipas të cilit, riformatim të qeverisë do të ketë, por Kadri Veseli nuk do të jetë aty.

“Disidenti” i PDK-së nuk la pa komentuar as rebelizmin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Deklaratat e këtij të fundit i quajti hipokrizi, ndërsa tha se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë ndjerë keqardhje që Fatmir Limaj nuk ka qenë pjesë e Konventës…

“Është e saktë që unë kam thënë se ose reforma, ose e vazhdoj gazetarinë, mirëpo për hir të vërtetës duhet të them se këtë fjali nuk e kam thënë në mënyrë kaq të thjeshtë. Në media po tingëllon thuajse unë këto ditë i them Tung politikës se tash nuk janë bërë reformat. Mirëpo nuk është kështu. Unë kam thënë se do t’i them tung politikës pas insistimit të gjatë të gazetarit se “çka nëse, çka nëse, çka nëse”, atëherë unë kam thëne se “bash nëse nuk ndodh asgjë atëherë gazetarinë e kam te dera”. Mirëpo po ju garantoj se unë mbetem në PDK, se paku edhe për një kohë të gjatë, dhe se nuk kam me heq dorë kaq lehtë prej dëshirës time me e pa këtë subjekt politik të reformuar. Ju dua shumë :), edhe ju që më shani”, ka shkruar Buzhala……

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu