Berisha: Aty ku ka një arrë le të mbjellim dhe një shegë

0
706

Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në panairin e Petrelës të Agro-Biznes-Turizmit, ka bërë thirrje për të punuar në rritjen e prodhimeve të brendshme. Berisha duke garantuar mbështetjen e qeverisë në përpjekjet e fermerëve tha se duhet shfrytëzuar të gjitha hapësirat për kultivimin e drurëve frutorë.

“Do të bëjmë gjithçka për të rritur prodhimet tonë të mrekullueshme. Unë u garantoj se nuk ka as kërkund prodhime më të shijshme se prodhimet e kësaj toke. Nuk gjinden kund ullinj si Tirana, Mallakastra, Elbasani ndaj dhe ne e kemi tregun e garantuar. Jemi vend i shkëlqye për frutikulturën. Vetëm 21% të sipërfaqes e kemi ara por kemi 80% që deri në lartësinë 800 metra mund ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të Evropës. Të vendosim të 200% fushojmë rrënjët e drurëve frutor. Aty ku ka një arrë le të mbjellim dhe një shegë. Në çdo gardh le të mbjellim hardhi. Dhe do të shohim si do të rritet të ardhurat tonë… të ardhurat tuaja se të ardhurat tuaja janë të ardhurat e të gjithë vendit”, u shpreh Berisha.

Në fund të fjalës së tij si zakonisht Berisha ia ka kushtuar opozitës. Në këtë rast kreu i PD-së foli për propozimet e opozitës lidhur me taksën progresiste.

“Rama ka urrejtje arkaike të pasurish. Në qoftë se rrit taksat siç thua për të shkatërruar qindra mijëra vende pune nuk bën gjë tjetër veçse thellon varfërinë. Merru me kujtimet e tua ajo kohë nuk kthehet më”, komentoi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu