“Berisha doli i fituar me deklaratat për bashkim”

0
523

“Dhënia e shtetësisë, e mirë si ide, po ku e ka hallin Doktori?”

Teknikisht e mirë si ide, por me një prapavijë prapa. Kështu e konsideron ish- kryeministri dhe deputeti i PS, Pandeli Majko propozimin e sotëm të Kryeministrit për dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptareve kudo që ndodhen. Në Tonight Ilva Tare në RTV Ora News. Majko vlerësoi se një hap i tillë duhet të shënonte konkluzionin e serisë së projekteve mbarëkombëtare, që realisht janë inekzistent.

100 vjet më parë aty ku Ismail Qemali formoi qeverinë e parë, sot u ul Kryeministri Berisha si mendoni, sipas jush, cila qeveri ka qenë më e suksesshme?

Nëse mund të krahasohet çdo qeveri që ka kaluar në Shqipëri, qeveria e Ismail Qemalit e ka mbajtur Shqipërinë, të tjerat janë mbajtur nga Shqipëria. Çdokush do të kishte dëshirë që në 100-vjetorin e vendit të vet të ishte në këtë ballkon, por ballkoni ka një rrezik, atë të krahasimit dhe kur e bën e kupton distancën që fillon me një gjysmë humori dhe përfundon me mërzi. Dalja në ballkon është një kërkesë të marrësh diçka nga lavdia e këtyre njerëzve.

Po sikur të ishit ju në atë vend?

Kam frikë se ky ballkon do të mbetet i atyre burrave. E kam provuar atë ndjesi dhe në Pezë, por është e pamundur të vendosesh në vendin e tyre.

Ka pasur jehonë sot në atë sallë, deklarata e Kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë. Si e lexuat ju, fushatë, retorikë nacionaliste apo një premtim që duhet ta kishit bërë dhe ju?

Si projekt është diskutuar, por nën tavolinë, si projekt publik s’ka dalë as nga PD dhe as PS, ka dalë nga parti të tjera gjatë kohëve të fundit. Është një projekt që e kam ndierë nga shumë shqiptarë, ata në trevat shqiptare e kanë ëndërr. Në këtë kontekst teknikisht duhet parë pozitive.

Do ta vazhdoni nëse vini në pushtet?

Ky projekt s’mund të ndalohet, s’ka arsyetim negativist, e bëjnë shumë shtete. Detajet nuk i di, di që ekzistojnë precedent. Ky erdhi si një projekt i lavoruar. Por nëse e marrim me ngadalë filmin, në 8 vjet nuk ekziston asnjë projekt mbarëkombëtar as për gjuhën, historinë, ekonominë. Nëse flasim për nënshtetësinë kjo duhet të ishte konkluzion, Shqipëria ende nuk i ka dhënë daljen në det Kosovës, s’ka një projekt ekonomik të shqiptarëve të trevave shqiptare të ketë qenë i suksesshëm. Në këtë boshllëk ky projekt i dhënies së shtetësisë të ngre natyrshëm pyetjen se çfarë është? Ajo që di të them ?7shtë  se 28-a u kthye në opozicion. Në përgjithësi në opinionin publik shqiptar ishte e papranueshme. Kjo u reflektua në heshtje me vërshimin drejt Vlorës. Pavarësisht anës teknike që e vlerësoj si ide, më duket e vonuar nga pikëpamja e protokollit. Ka elemente të natyrave të ndryshme që duan një reflektim dhe kjo thjesht me pyetjen ku e ka hallin? Mund të ishte dhe bravo i qoftë doktorit, por në një vakum të tillë kjo ishte një shkreptimë që filloi me deklaratën e tij për hapësirën shqiptare që solli një pështjellim. Berisha ka shumë qëllime, por kjo jo me dhënien e shtetësisë, ka të bëjë me atë që e kanë ndjekur dhe pasardhësit e Ismail Qemalit.

Po deklaratat për dhënien e pasaportave të reja?

Edhe kjo nuk besoj se ka të bëjë me patriotizmin, por bëhet për një arsye tjetër. Ka të bëjë me atë që bënë pasardhësit e Ismail Qemalit.

Si i shikoni festimet pas një jave?

Shqiptarët duhet të kenë parasysh që vendet e tjera nuk janë mësuar të shikojnë aq të bashkuar dhe të gëzuar sa ç’ishim në 28 Nëntor. Të gjithë e duan bashkimin, por asnjëri nuk është i aftë të na e thotë se si mund të arrihet kjo Ne jemi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, por jo të bashkimit fizik, pasi kufijtë territorialë tashmë janë vendosur. Dhe me këtë duhet të them se dikush nga fqinjët, jo se është trembur, por nuk i ka ardhur mirë. Dhe me këtë dua të them që tashmë shqiptarët po ecin me hapa të kënaqshëm. Dhe deklaratat e bëra nga Berisha nuk është se janë bërë pa qëllim. Mua më duket se këto deklarata, kryeministri aktual i ka bërë për të ushtruar presion ndaj dikujt nga fqinjët. Dhe këto deklarata janë në natyrën e tij, që për të mbrojtur statusin personal të tij hera-herës ai bën dhe presione të tilla. Dhe në këtë rast kryeministri ka dalë i fituar në raport me vendet fqinje, pavarësisht debateve që shkaktuan deklaratat e tij këto ditë.

A duhet të na e japin statusin Shqipërisë?

Mendoj se duhet të na e japin, por të kushtëzuar. Pasi nuk mund ta imagjinoj që një vendi anëtar të NATO-s t’i refuzohet statusi për herë të tretë. Është e paimagjinueshme që të mos i jepet statusi një vendi anëtari të NATO-s, të mos i jepet statusi, dhe t’i jepet një vendi që para 10 vitesh u bombardua nga NATO-ja. Pavarësisht, se miku ynë i përbashkët që e kemi kryeministrin thotë që opozita po e bllokon, jo nuk është opozita që po e bllokon. Por e vetmja gjë që e kërcënon dhënien e statusit është pikërisht shqiptarofobia. Nëse po i bashkuam problemet e qeverisë Berisha me shqiptarofobinë, atëherë do të ishte e pafalshme. Mund të ndalesh tek shtiza e flamurit për të imituar Ismail Qemalin, por harroje, nuk je Ismail Qemali.

Meta deklaroi më 29 nëntor një rishikim të figurës së Enver Hoxhës, meqë u vlerësua figura e Ahmet Zogut…

Enver Hoxha për historinë që ka prodhuar është me të vërtetë një karrem i vështirë për tu mbështetur dhe për të ngritur kauzë politike. Këtu ka të bëjë me krijimin e një stature të historianit nga ana e Metës. Hoxha ka qenë një kriminel, një sadist, kryeministri Berisha e ka cilësuar si Hitlerin e pas Luftës së Dytë Botërore. Cilido e kupton që këtu ka diçka që i shqetëson këta njerëz, që me trehapësh duan të kapërcejnë etapat historike të vendit tonë.

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Pse do ta abstenoni këtë kandidaturë të cilin e keni votuar kur u zgjodh në krye të ILDKP-së?

Sepse procesi i nisur nga Presidenti i Republikës është antikushtetues. Akuzat ndaj Ina Ramës kanë qenë të natyrave jashtëjuridike dhe nga mënyra se si janë sjellë institucionet ndaj saj mendoj që ajo më tepër ka mbijetuar se sa ka qenë në krye të Prokurorisë.

Si mendoni për vazhdimin e hetimeve të 21 janarit?

Hetimet e 21 janarit mendoj se do të varen nga zgjedhjet e 23 qershorit. Dhe fatkeqësisht, hetimet e gjyqësorit nuk kanë mundur të shkëputen nga politika, ndaj e kam të vështirë të besoj se ato do të jenë të pavarura.

Zgjedhjet, keni dhënë një paralajmërim se do të jenë më të paskrupullta, pse ky alarm?

Nuk është alarm, por është shqetësim i yni. Dhe kësaj radhe do t’i mbrojmë votat. Në Shqipëri vidhen votat, nuk bëhen zgjedhje të lira. Në zgjedhjet e ardhshme PS nuk do të ketë ballafaqim me PD-në, por me shtetin, apo partinë-shtet.

Ku do kandidoni, se ju kanë deleguar në Kukës?

Do jem kandidat në Korçë, jo në Kukës, por do të vazhdoj të jap kontributin edhe për Kukësin.

Listat?

Të gjitha variantet kanë të dhënat negative dhe pozitive, deri atëherë mendoj se do ketë kohë edhe për këto. Në 70 % të takimeve dhe energjive tona po i shpenzojmë me strukturat organizative për mbrojtjen e votave.

A do të jetë Meta në koalicion me PS-në? Si do jenë aleancat?

Mendoj që po flasim për një forcë që është në koalicion luajal me Partinë Demokratike. Dhe çdo koment i kundërt do të ishte i tepërt. Ndërsa sa i përket aleancave mendoj se jemi ende herët për këtë. Këto zgjedhje do të jenë referendum, ku dhe elektorati gri do të nxitet që të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ky referendum do të ketë përballë një arsye që kemi një njeri që i ka mbledhur të gjitha fijet e shtetit rreth vetes. Mendoj se doktorit i ka ardhur fundi tashmë pasi është i lodhur. Ka ardhur koha që të kthehet tek nipërit dhe mbesat.

Marrë me shkurtime nga “OraNews”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu