Berisha-Metës: Jep dorëheqjen, Meta: E dhashë një herë për djalin tënd

0
752

Berisha

Debate dhe akuza të ashpra kanë shoqëruar sot seancën e Kuvendit të Shqipërisë gjatë gjithë kohës. Pas publikimit të videos së deputetit Tom Doshit dhe akuzave të tij për atentat nga Ilir Meta, ish kryeministri Sali Berisha së bashku me deputetët e opozitës kanë kërkuar që kreu i Parlamentit, Meta të jap dorëheqjen, të zbres në deputet të thjeshtë, dhe më pas të nis hetimi.
Sipas Berishës ky është rast unik jo vetëm në Evropë por në tërë botën që një kryetar Parlamenti të akuzohet për vrasje nga një deputet i mazhorancës.

“Tre muaj më parë njerëzit i thirri Ilir Meta, për të më faturuar mua vrasjen e Tom Doshit, dhe unë e mora vesh, as u shqetësova, as që u mora me të përderisa afera e vrasjes ishte midis jush dhe ju po e mbyllni atë. Të dashur qytetarë, situata është kritike. Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë Ilir Meta si i akuzuari kryesor, për një akuzë që nuk është dëgjuar për 25 vite me radhë; të heq dorë nga kryetar i Parlamentit, të zbres në deputet të thjesht dhe të nis hetimi. Unë them se kjo është rruga më paqësore dhe në interes të çdo shqiptari. Sot në botë dhe në Evropë nuk ka kryetar Parlamenti që të akuzohet nga një deputet i mazhorancës,” tha Berisha.

Por Meta ia ka kthyer me batutë përgjigjen Berishës duke i thënë së doktori duhet të pijë ilaçet, sepse nuk di çfarë flet. Më tej Meta i është drejtuar Berishës duke i thënë se nuk e jep dorëheqjen sërish pasi kjo ka ndodhur një herë për djalin e Berishës, (Shkëlzen Berisha), dhe nuk mund të përsëritet një herë të dytë.

“Jepini ilaçet ju lutem, sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit. Ta jap unë përgjigjen tani: Përgjigja ime dotkor shtë kjo: që unë për ty bëj çdo sakrificë por për Shkëlqzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen. Dakord, dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Ta sqaroj shumë shkurt. Mos u bëj pjesë e puçit të pularisë me Tom Doshin dhe Dritan Priftin si aksionar. Po ta them këtë gjë në mënyrën me miqësore; për ty bëj çdo gjë por jo për Shkëlzenin, të lutem. Dhe e dyta ti je i vetmi që beson më shumë te Toma se të Prokuroria,” tha Ilir Meta ndërsa iu drejtua Sali Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu