Berisha: Një fryme të re në marrëdhëniet me Serbinë

0
1014

“Sot ne jemi një komb qe jeton ne vende te ndryshme. Ne jemi te bashkuar në divesitet. Vendi im ka kënaqësinë te ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën, Maqedoninë dhe natyrisht do te punojmë për një fryme të re në marrëdhëniet tona me Serbinë, sepse te pranosh njeri tjetrin dhe të punosh se bashku, kjo është e ardhmja”, shtoi Berisha.

Takimin i Evropës Juglindore, është një takim i përvitshëm ky që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore.

Takimi i Europës Juglindore organizohet për të 9-in vit,ndërsa Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve mblidhet çdo vit në Washington DC qe nga 1953.

Berisha e vlerësoi takimin si një takim miqësor, në të cilin njerëzit bëjnë gjithçka për të rritur mirëkuptimin, duke besuar se bashkimi në diversitet është forcë, është virtyt, është energji e pashtershme, është një vlerë hyjnore dhe njerëzore .

“Sot ne jemi mbledhur në moton “Bashkim në Diversitet”. Ne ketë pikë unë mbetem shumë shqiptar. Arsyet për ketë qëndrim duhet gjetur ne historinë e kombit tim, një histori mjaft e vështirë, por kombi mbijetoi sepse ai mbeti i bashkuar në diversitet. Gjatë historisë sonë, disa dekada me parë pati përpjekje përçarëse ne baza fetare, por kombi mbeti i bashkuar. Me vone një pjese e madhe e shqiptareve te krishtere u kthyen ne myslimane. Historia mund të flasë”,- tha ai. /E.L/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu