BESA do ta paguajë shtrenjtë…

0
571

BESA do ta paguajë shtrenjtë…

Mbështetja që LSDM-ja i dha Talat Xhaferit për postin e kreut të Kuvendit ka revoltuar drejtuesit e lëvizjes Shqiptare “BESA”.

Zeqirja Ibrahimi nga kjo parti ka thënë se askush nuk i ka dhënë të drejtë Zoran Zaevit të jetë bartës i proceseve.

Edhe pse ata thanë se kanë propozim për postin e kryetarit të Kuvendit, megjithatë nuk treguan emrin e kandidatit, njofton Alsat-M.

Xhevat Ademi i BDI-së tha se BESA do të paguajë kosto politike për mos mbështetjen e kandidaturës Shqiptarit Talat Xhaferit.

“Është për keqardhje, por është vendimi i tyre politik për të cilin ata mbase do të paguajnë kosto politike nga qytetari”, deklaroi Xhevat Ademi, BDI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu