Dhe Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, pretendon se ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por, ajo nuk ka dashur që këtë ta thotë në media, pasi këtë e konsideruar si obligim dhe shërbim ndaj atdheut dhe jo marketing.
“Me të vërtetë nuk e kam zbuluar se kam qenë pjesëtare e luftës, pasi që e kam menduar se kemi obligim për të mbrojtur atdheun. Kam qenë anëtare e shtabit të emergjencës në Pejë. LDK-ja e ka organizuar këtë shtab, ku jemi marrë me furnizimi të barnave dhe veshmbathje të ushtarëve”, ka thënë Gaxherri.
Ajo ka pohuar se nuk i është pranuar statusi i veteranëve dhe nuk di arsyen e vërtetë se pse kjo ka ndodh.
Gaxherri në InfoMagazinë të KlanKosovës, ka thënë se bashkëshorti i gjendet në listat e personave që kanë fituar statusin e veteranit të luftës.