Bese dhe shprese…. pesim dhe mesim – Besuam dhe shpresuam

0
825

DAMIR FASLLIC ne Mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare te Shqiperise se bashku me ushtaraket e larte dhe titullaret e Shtetit Shqiptare

Ka mbetur ende nje grusht. Jane me pak se 10 per qind e atyre qe e patem dashur ne fillim. E patem dashur e i patem besuar me shpresen e madhe se do te sillte ndryshim te madh, se do ta bente Shqiperine “Zvicren e Ballkanit” sic na pat premtuar.
Besuam dhe shpresuam se do ta bente Shqiperine si e gjithe Evropa dhe si Amerika demokratike sic e patem e vazhdojme te besojme edhe tani qe kemi humbur edhe njeren edhe tjetren.
Besuam dhe shpresuam se “te gjithe jemi bashkevuajtes e te gjithe jemi bashkefajtore” per ate cfare patem perjetuar tragjikisht se bashku.
Ishim bashkevuajtes deri sa ne i mori votat. Na beri fajtore vetem ne sapo ia hypi kalit te pushtetit!
I beri fajtore te gjithe ata qe nuk ishin me te. I beri te vuajne te gjitha ata qe nuk mendonin si ai.

Te paret nga fundi

Besuam e shpresuam se do te ishim te paret qe do te hynim ne Evropen e Bashkuar e do te beheshim si Amerika demokratike sepse ishim e jemi populli me proamerikan e me properendimor ne Evrope. Edhe njeren edhe tjetren i kemi jo vetem vlere, por edhe kult kombetar si askush tjeter.
A nuk shkroi deri edhe mbreti i shtypit boteror “The New York Times” se “presidenti amerikan eshte me i sigurte ne Shqiperi se ne SHBA” gjate vizites se Bushit ne Tirane.
Po behet gati cerek shekulli e vazhdojme te fitojme cdo gare sic thote pa u skuquar fare ai qe numrimin e fitores e fillon nga fundi… Pra jemi gjithnje te paret nga fundi.
Bashkekombes te Skenderbeut e Nenes se Perbotshme Tereza
Besuam dhe shpresuam sepse ishim bashkekombesit e mbrotjesit jo vetem te shqiptareve por edhe te qyteterimit evropian dhe kaloresit te krishterimit, Gjergj Kastrioti,. Skenderbeu.
Besuam e shpresuam sepse ishim bashkatdhetaret e Nenes se perboteshme Tereza, qe pa lindur kurre femije u be nena e humanizmit dhe njerezimit mbare.
Besuam e shpresuam deri ne deshperim sepse nuk e detyruam te na genjente as mashtronte. Ishim genjyer boll e mashtruar me tepri per gati gjysem shekulli.

A thua do te kete nje fund per kete fund pafund!?

Le te shpresojme… Nuk thote kot filozofi popull se shpresa eshte gjeja e fundit qe leshon njeriun. Le te shpresojme por edhe te mesojme.
Pra pesimi te na behet mesim, sic thote filozofi popull.
Te mesojme se kur dikush me genjen njehere eshte faji i genjeshtarit.
Kur me genjen per here te dyte eshte faji i genjeshtarit por edhe imi qe genjehem….
E kur dikush me genjen per here te trete atehere eshte faji vetem imi qe me pelqen, qe pranoj te genjehem.
Besa eshte shprse por mbi te gjitha pesimi te na behet mesim.
Ky do te ishte fundi per kete fund pa fund. E me mire nje fund me tmerr se nje tmerr pa fund!

 

Nga Alban Dega , Nju Jork

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu