Beteja e Gorozhupit

0
1142

Në vend të perkujtimit, te majit te pergjakur të vitit 1999

* Në këtë betejë morrën pjesë burra nga të gjitha trojet,pa dallim feje e krahine; nga Berati,Tetove dhe Kosova
* Do të ishte borxh i madh te paktën të mos shkruanim

Kur Pashtriku plak gjëmonte nga topat e tanket e artilerisë serbiane dhe avionet luftarak rusë, djemtë më të fortë të kombit tonë qendronin tamam si graniti dhe sy patrembur,ushtarë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS,duke i bërë ballë hordhive çetniko-serbiane e mercenarëve rusë. Syshqiponjat ishin betuar se nuk do te dorezohen dhe nuk do ta leshojne per së gjalli token e shqipeve. Luftonin si lua edhe ishin te pabarabartë ne numër e në armatim.Shterngonin armet dhe e dinin se ketu luhet me jetë e vdekje.
Ne ballë të tyre qendronte biri i Hajdin Ramës-Saramati, Ruzhdiu. Kjo familje kishte tradita te moçme atdhetare. Historikisht dihej se kjo derë kishte luftuar kunder Derguteve e Bimbasheve,kunder krajleve serbomalazes e çetnikeve te Drazhes. I kishte berë ballë fortunave te Rankoviqit,kasapit te shqiptareve, qe ishte betuar se ne kete zonë do ta leshojë kosen e vdekjes ne kokat e tyre dhe bishtedredhurit qenit plak Titos, qe të vriste naten dhe te vajtonte diten…
Pra, me shumë të drejt, ushtaret e UÇK-ës, i shkonin pas burrit te kesaj dere,burrit te Lumës, qe të paret e tyre, i kishin lenë mercinë pë korba trupat e pushtueseve dhe qe kishin lenë mjekrat e tyre ne shkembinjtë e “Karmës” dhe kanjoneve te Drinit. Binin bresheri plumbash nga toka e qielli,kallej shkembi,keshtu thone ata qe paten fatin te mbeten gjallë. Por, ata qendronin dhe nuk terhiqeshin prapa per asnje milimeter.
Fshati Gorozhup i Hasit të thatë, qe dikur ishte ne kufirin e hekurt dhe mbushnin ujë me një krua me vellezerit tane, qe na kishin ndare padrejtesisht dhe pa guxuar me nderruar asnjë fjalë, ishte rrethuar ne menyre te hekurt nga serbianë dhe rusë,jetim qe ishin leshuar nga burgjet, per krime te renda,njerze tamam si vapmir dhe hijena, njerze te droguar dhe qe nuk dinin ç´është njerzorja dhe dhembja. Flitej qe serbianet kishin angazhuar edhe kanibal te Karpateve…
Ky soj kafshes dhe pandjenja sulmonin pa frikë. Kanibalet te etshem per gjak dhe te droguar ecnin serbez drejt kufirit. Djemtë e shqipes hapen zjarr duke i lenë si qen per tokë. Kufomat e shumeta te ketyre mercinave i zbuluan sorrat dhe korbat qe ishin bere mercinë me bellëk per ta…
Në këtë kasaphanë,ranë per të mos vdekur kurrë:
Shpend Berisha u lind në vitin 1959 në Volljak të Klines. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra në fshatin Gorozhup me 31 maj 1999. Pas vetes ka lenë 7 anetarë të familjes.
Selver Maçkaj u lind ne Lybeqevë, tani Malesi e Vërrinit, me 1967. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra në Gorozhup me 31 maj 1999. Ka lene tetë anetarë të familjes.
Gani Saramati u lind më 1968 në fshatin Dobrusht. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Te gjithë ata qe e kane njohur dhe qe kanë qenë pran Tij thonë se ka luftetuar tamam si burrat e lashtesisë. Ra me 31 maj 1999 ne Gorozhup. Ky burrë pas vetes la gruan dhe tre femijë.
Beron Gashi u lind ne Prizren me 1975. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra në Gorozhup me 31 maj 1999. Pas vetes la 10 anetarë të familjes.
Hilmi Baftiari u lind në fshatin Blaç te Opojës më 1965. Luftetar i dalluar kunder pushtesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 15 maj 1999 ne Koshare. Pas vetes la 9 anetarë të familjes.
Fetah Sylejmani u lind ne fshatin Shajne te Opojes. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 31 maj 1999 ne Gorozhup.
Halil Gashi u lind ne Landovicë me 1972. Lufetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Çuditerisht ra me 2 maj 1999 ne Burrel të Shqiperisë.
Alirizan Selmani u lind në Tetovë. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 27 maj 1999 ne Gorozhup.
Astrit Suli u lind ne Berat të Shqiperisë. Luftetar trim kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ky djal SHYPNIE ra me 27 maj 1999 ne fshatin Gorozhup.
Hajdin Selam Rrahmanaj u lind ne Kobajë me 3 janar 1982. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra në Kobajë me 14 maj 1999, ku edhe u varros. Ishte i pamartuar.
Do t´i mbesnim borxh Deshmoreve qe te mos shkruanim edhe per ata qe rane ne kete muaj por ne te tjetrin vend. Desmori eshte Deshmor pamarre parasysh se ku bie. Me rendesi eshte se ata ranë ne mbrojtje te ATDHEUT.
Besnik Sejdi Muçaj u lind ne Korishë me 22 prill 1972. Luftetar i dalluar kunder pushtesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 4 maj 1999 ne Vraniq. Pas vetes la gruan Sabrie, djalin Albion dhe vajzen Albiona.
PAL MARK Paluka, komandant togu. U lind ne Trepetnicë me 17 shkurt 1975. Luftetar i dalluar kunder pushtesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 5 maj 1999. Është varrosur në Velezhë. I pamartuar. Pas vetes la vellaun Vilsonin,babanë Mark dhe nenen Rozë.
Adnan Nexhmidin Krasniqi u lind ne Prizren. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 7 maj 1999 ne Nerodime,kurse u varros ne Petrovë të Shtimes. Adnani ishte i pamartuar.
Afrim Beqir Krasniqi u lind ne Leskovec, me 27 qershor 1958. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra ne Burgun e Dobraves me 17 maj 1999. Është varrosur ne Landovicë. Pas vetes la tre femijë: Ilirin, Shqipen dhe Beqirin.
Perparim Ali Thaçi,furnizues me armatim ne ditet me te veshtira. U lind ne Landovicë me 30 qershor 1976. Luftetar i dalluar kunder pushtesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 26 maj 1998 ne Fortesë. Është varrosur ne Drenoc. I pamartuar. Ishte futbollist i spikatur i klubit futbollistik “Liria”, qe edhe sot ky stadium mbane me pietet emrin e Deshmorit “PERPARIM THAÇI”…
P.S. Kerkojm ndjesë neqofetese na ka ikur pa qellim ndonj emer i Deshmorit!

 

Nga RESHAT BADALLAJ, maj 2012

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu