Betonohet barrikada në Veri

0
720
Ura e Ibrit ne Veriun e Kosovës
Ura e Ibrit ne Veriun e Kosovës

Duke u zhvilluar projekti i serbëve në urën e Ibrit, doli në sipërfaqe ideja e tyre , që përpos barit dhe pishave në urë, tani të ndërtohen edhe gjoja vazo shumë të mëdha betoni në hyrje të urës nga pjesa veriore, që më shumë i ngjajnë dhe kanë funksion të mureve se sa të vazove.

Serbët që po punojnë aty i kanë konfirmuar portalit veriut.info se ato “vazo” kanë dimensione 9 metra katror dhe me lartësi deri në dy metra.

Ata thonë se do të bëhen dy vazo të mëdha në hyrje të urës.

Po ashtu serbët kanë konfirmuar se kjo po bëhet me urdhër të kryetarit të Mitrovicës veriore, Goran Rakiq. Punimet për ndertimin e ketyre barrikadave po vazhdojnë ende pa u penguar nga askush.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu