Bildt: Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, ai do të arrestohet

0
262
Bildt: Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, ai do të arrestohet

Carl Bildt, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, ka thënë se nëse aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi konfirmohet, atëherë i njëjti do të arrestohet.

Në një prononcim për “GZERO Media”, Bildt thotë se kjo do të trazojë politikën në Kosovë.

“Nëse aktakuza, e cila është publikuar, konfirmohet, atëherë ai do të përballet me arrestim. Dhe do të na duhet të shkojmë në Hagë dhe të përballemi me një gjykim të gjatë e të komplikuar ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë goxha problem. Do të zgjasë disa vjet. Dhe pa dyshim, kjo do të trazojë politikën e Kosovës”, deklaroi Bildt, raporton Zeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu