Blen shtëpi nga serbi që ia vrau babën (Video)

0
602

Blen shtëpi nga serbi që ia vrau babën (Video)

Vrasjet, masakrimet dhe gjenocidi i serb ndaj shqiptareve në luftën e fundit, u ‘shpërblye’ me rreth 200 shtëpi të ndërtuara për ta, në gjithë territorin e Kosovës.

Qeveria e vitit 2004, e kryesuar nga Agim Çeku (atë kohë i AAK-së), kishte ndërtuar disa shtëpi për kthimin e serbeve në Kosovë.

Duke mos dashur të kthehen, ata kanë vendosur që këto shtëpi t’ua shesin shqiptareve.

Në Maxhunaj të Vushtrrisë ishin ndërtuar 37 shtëpi. Në këto shtëpi nuk është kthyer të jetojë asnjë serb, përkundër faktit se ata janë pronar legjitimë të tyre.

Shtëpi të tilla gjenden edhe ne Ferizaj, por çmimi i shitjes se këtyre shtëpive ndryshon nga ai i atyre në Vushtrri. Përderisa për një ari toke në Vushtrri paguajnë 500-600 euro, në Ferizaj blerja e një ari toke kap vlerën 2500 euro.

Shefki Bekteshi nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë bleu shtëpinë nga serbi i cili ishte shkaktari i vdekjes së babit të tij. Bekteshi, pasi që dha parat për këtë shtëpi, kuptoi se shitësi kishte qenë personi i cili rrahu për vdekje babanë e tij gjatë luftës se fundit në Kosovë. Serbi merr paret dhe ikë, e ai nuk ia përkthen tash shqiptarit pronën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu