Blerim Kuçi ishte dënuar me pushkatim

0
879

(I plotësuar) Në seancën e shqyrtimit kryesor në rigjykimin e rastit për krime lufte i njohur si rasti “Kleçka”, në të cilin po akuzohen deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij, ka dëshmuar Sokol Dobruna, i njohur si “dëshmitari A”. Ai ka folur për përgjegjësitë që i ka pasur lidhur me burgun e improvizuar në Kleçkë, trajtimin e të burgosurve, ku një ndër ta ishte edhe Blerim Kuçi, aktualisht kryetar i Komunës së Suharekës.

Dëshminë e Dobrunës mbrojtja e ka cilësuar si reale, të sinqertë dhe që shkon në të mirë në klientëve të tyre, me të cilën gjë dëshmohet se dhjetë të akuzuarit në këtë rast nuk kanë pasur kurrfarë përgjegjësie për atë që ka ndodhur në burgun e Kleçkës.

Me kërkesën e vet dëshmitarit, ai ka pranuar që identiteti dhe të dhënat e tij të jenë publike për opinionin edhe pse ishte i koduar nën shifrën “dëshmitari A”.

Ai ka thënë se detyra e tij gjatë luftës ishte Shef i Shërbimit Juridik në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pasi që me profesion ishte jurist.

Dobruna duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Maurisio Salustro, ka pranuar se ka ekzistuar një burg i improvizuar në Kleçkë, ku sipas tij, pjesa më e madhe e të ndaluarve në atë burg ishin civil.

I njohur gjatë luftës si “Petrit Ujmiri”, ai ka thënë se ndër të ndaluarit në burg kanë qenë edhe dy serbë, njëri i veshur me rroba të rojtarit të pyllit, kurse tjetri ishte polic lokal serb, të cilët kur i ka vizituar, njërin e ka gjetur të vdekur (rojtarin e pyllit), në trupin e të cilit ai ka thënë të ketë parë shenja torture, kurse personi tjetër serb, që në fakt të dytë ishin vëllezër, ishte i gjallë por me probleme shëndetësore.

Më të parë këtë situatë, dëshmitari Dobruna ka thënë se ka kërkuar nga mjekët që ta vërtetojnë shkaktarin e vdekjes së serbit (rojtarit të pyllit), por duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur rastin që ta shoh raportin mjekësor që tregon për shkaktarin e vdekjes së tij, por që në konsultim me Bislim Zyrapin, të dy personat ia kanë dorëzuar OSBE-së.

Kurse sa i përket trajtimit të të burgosurve dhe ankesave të tyre, ai ka marrë si shembull kërkesën e Blerim Kuçit, i cili aso kohe ishte i burgosur.

Sipas tij, Blerim Kuçi ka qenë i burgosur nën arsyetimin për dezertim, rastin e të cilit Dobruna ka thënë se e ka gjykuar vetë dhe vendimi për këtë rast ka qenë me pushkatim.

Ai ka thënë se ky vendim erdhi si pasojë e dezertimit të Kuçit e që për pasojë ka pasur shpërbërjen e një brigade të tërë të UÇK-së, pasi që Blerim Kuçi ishte komandant brigade.

Vendimi me pushkatim ndaj Blerim Kuçit nuk u ekzekutua, ka thënë Dobruna, për shkak se ligjet e luftës asokohe nuk lejonin një gjë të tillë.

“Petrit Ujmiri” ka treguar edhe për kërkesat që i kanë ardhur nga njerëz të ndryshëm partiakë për ndryshimin e vendimit me pushkatim ndaj Kuçit, pasi që Kuçi ishte rikthyer në luftën e Kosovës nga Shqipëria pas dezertimit, nën petkun e FARK-ut por në uniformë të UÇK-së, mirëpo Dobruna ka thënë se nuk është ndikuar aspak nga këto kërkesa të njerëzve të ndryshëm.

Duke marrë parasysh se ligjet e luftës nuk lejonin zbatimin e vendimit me pushkatim ndaj Kuçit, si rrethanë lehtësuese ndaj tij, Dobruna ka thënë ta kenë marrë një vendim që zotëri Kuçit t’ia formojnë një njësit ushtarak për ta dëshmuar veten ndaj luftës në Kosovë, të cilën detyrë ai ka thënë ta ketë kryer me besnikëri.

Dobruna si rast të dytë e ka përmendur emrin e Sherafedin Ahmetit, i cili aso kohe ishte drejtor i të gjitha burgjeve në ish-Jugosllavi.

Ai ka thënë se rasti i tij nuk ka shkuar për gjykim në duart e tij, se po të shkonte pa dyshim se do ta dënonte atë, pasi që ai njihej aso kohe për torturim të jashtëzakonshëm të shqiptarëve nëpër burgje.

Pasi prokurori ka përfunduar me parashtrimin e pyetjeve ndaj dëshmitarit, i njëjti është sfiduar nga pyetjet e palës mbrojtëse. Mbrojtja nuk pati shumë kohë sot ta bëjë një gjë të tillë, duke i lënë hapësirë që nesër të vazhdohet me marrjen në pyetje të dëshmitarit.

E nga ana tjetër, dëshminë e dëshmitarit Sokol Dobruna, mbrojtja e ka cilësuar si të sinqertë dhe që shkon në favor të klientëve të tyre, pasi që, sipas tyre, dëshmia e tij vërteton se të akuzuarit në këtë rast nuk kanë pasur përgjegjësi për ato që janë ngarkuar në aktakuzë.

Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt, ka thënë se dëshmia e dhënë nga Sokol Dobruna ka qenë e sinqertë dhe e cila vërteton se as Limaj, por as të tjerët nuk mbajnë përgjegjësi për ato që rëndojnë mbi supet e tyre.

Mendoj se dëshmia e dëshmitarit Sokol Dobruna, i cili në opinion deri më tani është njohur si ‘dëshmitari A’, ka dhënë një deklaratë të sinqertë, ka dhënë një deklaratë reale për gjendjen e cila ka ekzistuar në kohën kur janë ngritur dyshimet dhe ai sot po ashtu e konfirmojë faktin se ai ka qenë personi përgjegjës për burgun e Kleçkës, për shkak se ka udhëhequr edhe me departamentin juridik në kuadër të të cilit ka qenë burgu i Kleçkës. Unë mendoj se ky është një dëshmitar i rëndësishëm dhe dëshmia e tij sqaron shumë çështje dhe sqaron shumë dyshime të ngritura dhe do të vërtetojë se dyshimet e ngritura nga ana e prokurorit janë të pabazuara, për shkak se nuk ekziston përgjegjësia as e Limajt, as e të akuzuarve tjerë për çdo gjë që ka ndodhur në burgun e Kleçkës”, ka thënë ai.

Kurse avokati i Naser Shalës, Bajram Tmava, ka thënë pas seancës se ajo çka ka dëshmuar dëshmitari Dobruna, vërteton se drejton i burgut në Kleçkë ka qenë Agim Zogaj, dëshmitar tashmë i ndjerë, si dhe vetë Dobruna kanë pasur përgjegjësi, nëse kjo vërtetohet.

“Dëshmitari një çështje e ka thënë jashtëzakonisht të rëndësishme që dëshmitari tani i ndjerë, Agim Zogaj, qysh e ka cilësuar ky, e ka menaxhuar burgun e improvizuar në Kleçkë dhe ai ka qenë herë drejtor, qysh është përmendur, herë menaxhues i atij burgu. Dhe sipas mendimit tim, krejt përgjegjësia që ka ndodh në atë burg sipas akuzës qysh e cilëson aktakuza, duhet të mbetet në dëshmitarin e ndjerë Agim Zogaj dhe në dëshmitarin i cili sot e ka deponuar dëshminë po që se ka përgjegjësi ky i fundit, sepse krejt është bërë nën mbikëqyrjen e tij”, ka thënë ai.

Për më tepër, seanca e radhës do të vazhdojë nesër prej orës 10:00 në Kino ABC1, ku mbrojtja do të vazhdojë me marrjen në pyetje në dëshmitarit Sokol Dobruna.

Dëshmoi Dëshmitari A

Në seancën e shqyrtimit kryesor në rigjykimin e rastit për krime lufte i njohur si rasti “Kleçka” ka dëshmuar dëshmitari Sokol Dobruna, i njohur si “dëshmitari A”.

Me kërkesën e vet dëshmitarit, ai ka pranuar që identiteti dhe të dhënat e tij të jenë publike për opinionin edhe pse ishte i koduar nën shifrën “dëshmitari A”.

Ai ka thënë se detyra e tij gjatë luftës ishte Shef i Shërbimit Juridik në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pasi që me profesion ishte jurist.

Dobruna duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Maurisio Salustro ka pranuar se ka ekzistuar një burg i improvizuar në Kleçkë, ku, sipas tij, pjesa më e madhe e të ndaluarve në atë burg ishin civil.

I njohur gjatë luftës si “Petrit Ujmiri”, ai ka thënë se ndër të ndaluarit në burg kanë qenë edhe dy serbë të cilët kur i ka vizituar njërin e ka gjetur të vdekur në trupin e të cilit vëreheshin shenja torture kurse personi tjetër serb ishte i gjallë por me probleme shëndetësore.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga mjekët që të vërtetojnë shkaktarin e vdekjes së serbit i cili kishte qenë i veshur me rroba të rojtarit të pyllit kurse serbi tjetër . Sipas tij, të dy ishin vëllezër dhe se ata ishin polic lokal serb.

Dobruna ka thënë se kurrë s’e ka parë raportin mjekësor mbi shkaqet e vdekjes së tij por që në konsultim me Bislim Zyrapin të dy personat ia kanë dorëzuar OSBE-së kurse sa i përket trajtimit të të burgosurve dhe ankesave të tyre ai ka marrë si shembull kërkesën e Blerim Kuçit i cili aso kohe ishte i burgosur.

Sipas tij, Blerim Kuçi ka qenë i burgosur nën arsyetimin për dezertim, rastin e të cilit Dobruna ka thënë se e ka gjykuar vet dhe vendimi për këtë rast ka qenë me pushkatim.

Ai ka thënë se ky vendim erdhi si pasojë e dezertimit të Kuçit e që për pasojë ka pasur shpërbërjen e një brigade të tërë të UÇK-së pasi që Blerim Kuçi ishte komandant brigade.

Vendimi me pushkatim nuk u ekzekutua për shkak se ligjet e luftës asokohe nuk lejonin një gjë të tillë.

“Petrit Ujmiri” ka treguar edhe për kërkesat që i kanë ardhur nga njerëz të ndryshëm partiak për ndryshimin e vendimit me pushkatim ndaj Kuçit, pasi që Kuçi ishte rikthyer në Luftën e Kosovës pas dezertimit nën petkun e FARK-ut por në uniformë të UÇK-së, mirëpo Dobruna ka thënë se nuk është ndikuar aspak nga këto kërkesa të njerëzve të ndryshëm.

Duke marrë parasysh se ligjet e luftës nuk lejonin zbatimin e vendimit me pushkatim ndaj Kuçit si rrethanë lehtësuese ndaj tij, Dobruna ka thënë ta kenë marrë një vendim që zotëri Kuçit t’ia formojnë një njësit ushtarak për ta dëshmuar veten ndaj luftës në Kosovë të cilën detyrë ai e ka kryer me përpikëri.

Dobruna si rast të dytë ka përmendur emrin e Sherafedin Ahmetit i cili aso kohe ishte drejtor i të gjitha burgjeve në ish-Jugosllavi.

Ai ka thënë se rasti i tij nuk ka shkuar për gjykim në duart e tij se po të shkonte pa dyshim se do ta dënonte pasi që ai njihej aso kohe për torturim të jashtëzakonshëm të shqiptarëve nëpër burgje.

Gjatë pjesës së parë të seancës prokuroi ka përfunduar parashtrimin e pyetjeve ndaj dëshmitarit Dobruna ndërsa në pjesën e dytë të seancës e cila pritet të vazhdoj në orën 14:15 pritet që avokatët mbrojtës ta marrin në pyetje dëshmitarin Dobruna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu