Blerim Shala kalon në LDK!?

1
836

Blerim Shala

Blerim Shala, pas largimit nga AAK-ja – pasi ka vendosur të jetë pjesë e ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës në Bruksel – do të bëhet pjesë e grupit parlamentar të LDK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për Republika24, një burim brenda LDK-së, që është i afërt me Isa Mustafën.

“Z. Shala përpos që do të vazhdojë të jetë pjesë e dialogut politik në Bruksel, ai ka shprehur gatishmërinë që të jetë pjesë e LDK-së, grupit parlamentar”, ka thënë ky burim.

Blerim Shala, sa ishte pjesë e AAK- -ë, ku mbante postin e nënkryetarit të parë – shumë pak ka folur për media në raport me partinë dhe zhvillimin e saj në skenën politike.

Burime brenda AAK-së kanë thënë se Shala, kur kishte aderuar në AAK, merrte pagë mujore nga partia dhe çdo takim që kishte me diplomatë të huaj kërkonte që drekat ose darkat t’ia paguante partia.

Gazetari i Republika24 ka kontaktuar për të marrë në telefon Blerim Shalën dhe për t’u përgjigjur në këto dy çështje, por ai nuk e ka hapur telefonin, edhe pse u provua më shumë së pesë herë.

1 Koment

  1. ASPAK BEFASUESE!!!

    (Blerim Shala, kalon në LDK).

    “…E paska gjet luga vegshin”!
    (Popullore).
    -Ndërsa, për takimet me s.Millosheviqin, të “Blerimit”, – e “blerimëve ” të tjerë si I. Pjetër Rugoja, Veton Surroi, Fehmi Agani i ndjerë, -dhe krejt soji i tyre i mjerë -fajtorë janë SHP i UÇK-së, që pastaj gjatë luftës i kanë lejuar këta “politikanë mendje-ndritur”, të marrin “hisen” e tyre me pjesëmarrjen në Rambullet, Vjenë e gjetiu-madje pas luftës arritën aq shumë t´u besojnë sa pa pikë mençurie, – i lejuan të futen si mish i keq edhe në udhëheqje të partive të tyre.
    -Siç po shihet, teoria e njohur e “marrjes së kalasë nga brenda” , për spiunët e Serbisë-funksionoj fort me sukses!…
    -Të gjitha këto prapakthime politike-diplomatike i kanë për pasojë dhe prapakthimet tjera të kësaj historie tragjiko-komike të ikjes, ikjes, ikjes -prej vendit tonë; ndërsa të tjerët po i fërkojnë duart, po kënaqen, po shpresojnë që, vërtetë Kosovën do ta bëjnë multi-etnike, apo me nder jush muti-etnike!!!
    -Besoj, lexuesve ju kujtohen përpjekjet e diplomatëve ndërkombëtarë për t´i bërë “kosovarët” bashkë, në politikat e tyre; ata si zakonisht, nuk e kishin as e kanë hallin për ne shqiptarët, Kosovën dhe Viset tjera shqiptare; por me NJËSIMIN pacifisto-titist-pjetër rugoviq-jane, e dinin mirë se shqiptarët do t´i godasin për vdekje; ia shtuan kësaj dhe fitoret politike të Salut , mikut të Serbisë, -për Shqipërinë ishin katastrofale, do t´i godisnin siç i goditën aq sa s´ka ku shkon më zi!!!
    -Tash, shpresoj po e shohim ne shumica e shqiptarëve, -kush ishin, janë dhe do të jenë armiqtë dhe puthadorët e tyre shqipfolës-të këtyre klikave reaksionare; kush ia bëri dhe po ia bën hendeqet e pista kombit tonë, prandaj të mos vajtojmë, të mos dëshpërohemi; jo vetëm të konstatojmë…, por mbi të gjitha . të organizohemi fort- që kësaj mortaje, me prapavija të poshtra anti-shqiptare dhe “njerëzore”, t´ia heqim jo vetëm udhëheqjen nga postet e larta të pushtetit në Atmëmëdheun tonë,-por të punohet për të ecur përpara shqiptarisht , pastaj, të gjithë besëprerët e besëprerat e popullit të japin llogari, para popullit,-për të gjitha këto turpe e krime që kanë bërë ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
    8 Shkurt. 2015

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu