‘Blindohet’ Shkupi nga policia para protestave

0
943

Policia maqedonase kunder Shqiptarve 01

Nëpër lagjet kryesore të qytetit të Shkupit sot vërehen forca të shtuara policore, për shkak të protestave që pritet sot të mbahen nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të të dënuarve në rastin ‘Monstra’.

Ndryshe, kryesuesi i Këshillit Organizativ koordinues, Bedri Ajdari i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, qofshin ata mjekë apo akademikë, mësues apo student, publicist apo nëpunës që tu bashkëngjiten protestave me qëllim që të arrihet qëllimi final, të lirohen të dënuarit me burg të përjetshëm, pasi ata nuk kanë lidhje me veprën.

“I ftojmë të gjithë ata që duan drejtësi të na përkrahin në protesta, pa dhunë, pa incidente me qëllim që ta arrijmë qëllimin që të lirohen ata që janë të pafajshëm”, ka thënë Ajdari./Almakos

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu