Bllokadë pas bllokade

0
664

Pas bllokadës së pensioneve invalidore, tash shteti i Zvicrës ka bllokuar edhe pensionet e trashëguara. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri në një marrëveshje mes dy shteteve. Në Ministrinë e Punës thonë se janë formuar grupet punuese për t’i biseduar këto çështje me Zvicrën.

Shteti zviceran ka shprehur edhe një herë pakënaqësitë e veta ndaj pensionistëve kosovarë që kanë punuar me vite në këtë shtet. Pas bllokadës së pensioneve invalidore, ky shtet tash ka bllokuar edhe pensionet e trashëguara.

Ndërkaq, trashëgimi i pensionet nga të afërmit është normë e njohur me të gjitha konventat e ndërkombëtare.

N. M, para disa ditësh, i është drejtuar Administratës Pensionale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ta trashëguar pensionin e burrit. Burri i saj për mbi 7 vjet kishte marrë pension nga Zvicra për shkak se kishte punuar për vite me radhë në këtë shtet.

Në administratë atë e informuan se shteti i Zvicrës e ka shkëputur kontratën me Kosovën në lidhje me trashëgimin e pensioneve të kosovarëve.

Asaj i kanë treguar se munden të aplikojnë, por në këtë kohë është e pamundur që të realizohet kërkesa e tyre.

“Ju mund të aplikoni, por aktualisht askush nuk mund të trashëgojë pensionet për shkak se shteti i Zvicrës ka shkëputur kontratën me shtetin tonë”, tregon N. M, si i kanë thënë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies.

Para disa kohësh, Zvicra pati bllokuar edhe pensionet invalidore që i jep jashtë shtetit të saj. Në fakt i pati bllokuar për shumë shtete botërore të botës së tretë në të cilën ishte edhe Kosova.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se janë formuar grupet punuese për t’i diskutuar këto çështje me shtetin zviceran.

Drejtori i Zyrës për medie në këtë ministri, Musa Demiri, ka thënë se po punohet për arritjen e një marrëveshje të re me Zvicrën. Me këtë thotë se pritet të qartësohen edhe pengesat që kanë pensionistët me këtë shtet.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme për një marrëveshje të re me Zvicrën. Vetë shteti zviceran ka kërkuar marrëveshje të re me Kosovën, por detajet e saj njëherë për njëherë nuk dihen”, ka thënë Demiri.

Sa u përket pengesave për trashëgimin e pensionit, Demiri nuk e ka konfirmuar se ka probleme, por ka thënë se sipas të gjitha normave ndërkombëtare pensioni mund të trashëgohet me rastin e vdekjes se trashëgimlënësit.

“Kjo është njëjtë sikurse trusti. Nëse vdes trashëgimlënësi, atëherë trashëgojnë të afërmit. Ko është standard ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Qeveria zvicerane në dhjetor të vitit 2009 kishte marrë vendim për ndërprerjen e pagimit të pensioneve në Kosovë, duke filluar nga 1 prilli 2010. Në këtë mënyrë, ajo ishte përcaktuar për mosvazhdimin e marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore me ish-Jugosllavinë në raport me Kosovën.

Por, Gjykata Federale e Zvicrës mbështeti pensionistët e Kosovës. Ajo e cilësoi të paligjshëm vendimin e Qeverisë së saj për ndalimin e dhënies së pensioneve për kosovarët që nuk jetojnë në Zvicër. Madje, gjykata kërkoi që ato të paguhen në mënyrë retroaktive.

Duket që Qeveria e Kosovës esht e pa zoja dhe u mungon përvoja që të gjej formen e arritjes së marveshjeve ndershtetrore kur esht në pyetje nje marrveshje e tille që esht shume e rendesishme për mijra njerz sepse jan të varur nga nje marrveshje që duhet ta beje Shteti dhe Institucioni që duket të jene vetem fars apo dekor para neve.

Nje problem të tille kemi jo vetem me Sigurimet Soaciale por dhe ato të Makinave të cilet Bashkatdhetaret duhet te paguajn deri në 250 € sa të hyn në Doganat e Kosovës vetem se Qeveria e Kosovës sesht e zoja të beje nje marveshje me Shtetin Zvicerrian dhe mendoje tani me nje Sigurim Zvicerrian smund te hysh në Shtetin e Kosovës sepse mungon marrveshja dhe për kete prap akuzohet Shteti Zvicerrian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu