Boletini, i pamposhtur (Video+Foto)

0
808

Isa Boletini

Isa Boletini nga Kulla e tij merrte vendimet për qëndresën shqiptare, duke mos lejuar copëtimin e trojeve tona nga turqit dhe serbët. Kjo Kullë, e cila gjendet në komunën e Zveçanit, ende është simboli më i fuqishëm i shqiptarëve në pjesën e Kosovës të populluar me shumicë serbe 

Boletin, Mitrovicë – Nuk janë të rralla familjet në Kosovë që 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, e festonin fshehurazi. Në mesin e tyre, këtë ditë e kremtonin në heshtje edhe pasardhësit e heroit Isa Boletini, në Mitrovicë.

17 vjet pas luftës në Kosovë pasardhësit e Isa Boletinit e festojnë Festën e Nëntorit në Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit në Boletin, ku mijëra qytetarë nga brenda dhe jashtë Kosovës shkojnë për vizitë.

Por për të shkuar tek ky kompleks rruga që ndiqet është ajo në anën e djathtë të qytetit të Mitrovicës, ku duhet të kalosh përballë tabelës që të sinjalizon territorin e qytetit të Zveçanit. Kulla dhe Boletini, prej ku Isa Boletini merrte vendimet për qëndresën shqiptare dhe kryengritjet kundër copëtimit të trojeve shqiptare nga turqit dhe serbët, janë pjesë e një komune me shumicë serbe, pjesë e Asociacionit të Komunave Serbe, marrëveshje e arritur shtatë vjet pas pavarësisë së Kosovës në Bruksel.

Kulla e Isa Boletinit shfaqet në formën që kishte dikur, e restauruar në vitin 2003 nga institucionet e Kosovës. Gjurmët e një historie betejash janë ende të gjalla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu