Bomba e Durakut: Aksioni profesional, jam i gëzuar me gjendjen pas aksionit në Lagjen e Trimave

0
936

sadulla

Kryetari komunës së Likovës, Sadulla Duraku përmes linjës telefonike ditë më parë ishtë i ftuar në emisionin Ballkan magazine në Ora News ku foli për ngjarjet e fundit rreth aksionit policor në Kumanovë.
Mes shumë paqartësive të tjera, Duraku shprehet i gëzuar me situatën pas aksionit në Lagjen e Trimave. Ai theksoi se askioni i policisë është zhvilluar në mënyrë shumë profesionale dhe se Duraku ka mbetur pa mend se si ka mundësi që aq pak shtëpi të dëmtohen.
“Është shumë interesant se ne e kemi kaluar një luftë. Ne kemi qënë në luftën e vitit 2001 dhe kam qenë një prej organizatorëve të asaj lufte. Dhe aq me profesionalizëm e ka kry policia që ka qënë në rrethim atënatë, në atë pjesë aty. Dhe mos të bëhet shumë dëm nga gati 24 orë lufte aty dhe të shkatërrohen aq pak shtëpi, mua nuk ma ka marrë mendja, kur ka pasur detonacione të mëdhaja, luftime të mëdhaja dhe ende nuk mund ta besoj…besoj se unë jam shumë i gëzuar në momentin e tanishëm se si është aty”- thekson Duraku, transmeton Vatra.
Kreu i Likovës lëshoi edhe një mesazh të fuqishëm drejt Shqipërisë dhe Kosovës, pasi sipas tyre ata duhet të dalin konkretisht dhe të shpjegojnë Marrëveshjen e Ohrit, se a iu bën mirë shqiptarëve kjo marrëveshje apo jo.
“ Shqipëria dhe Kosova duhet ta shpjegojë Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëveshja e Ohrit a është në favor të shqiptarëve apo nuk është? Marrëveshja e Ohrit a është marrëveshje që vërtet i plotëson kushtet për një stabilitet në republikën e Maqedonisë dhe më gjërë në regjion?! Kështu që duhet të dilet konkretisht”- shprehet shumë konfuz Duraku.
Në pyetjen e gazetares se a është BDI dhe Sadulla Duraku i kënaqur nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, Duraku thekson edhe ngecjen e saj, duke pranuar se nuk është sjellë ligji për gjuhën dhe për policinë, ndërsa edhe ata ligje që janë sjellur në praktikë nuk zbatohen.
Portali Vatra iu kërkon falje në qoftëse dikush nga lexuesit do të ketë problem të kuptojë lidhjen e fjalëve të Sadulla Durakut, por është e shumta që mund të bëjmë. Janë 100% fjalët e kreut të Likovës dhe ne nuk mund ti devijojmë duke e përmirësuar lidhjen e tyre.
Në aksioni policor në “Lagjen e Trimave” u shkatërruan dhjetëra shtwpi, automjete, ndërsa humbën jetë 8 policë dhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur./Vatra/

Dëgjoni në minutën e 9:41 ku shprehet Duraku: Dhe aq me profesionalizëm e ka kry policia që ka qënë në rrethim atënatë, në atë pjesë aty. Dhe mos të bëhet shumë dëm nga gati 24 orë lufte aty dhe të shkatërrohen aq pak shtëpi, mua nuk ma ka marrë mendja, kur ka pasur detonacione të mëdhaja, luftime të mëdhaja dhe ende nuk mund ta besoj…besoj se unë jam shumë i gëzuar në momentin e tanishëm se si është aty”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=EdEEWkG2n9E” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu