Përgjimet e reja që janë publikuar sot në Shkup, kanë implikuar Zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi në një aferë me kompjuterë dhe pompë benzine.
Zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi në një bisedë telefonike me shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov dëgjohet se flitet për të ndihmuar një personi shqiptar që të merr kompjuterat e konfiskuar për pompën e benzinës. Kështu ka bërë publike në bombën e rradhës lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.
Për këtë i publikoi 3 audio-regjistrime mes Xhaferit dhe Mijallkovit./zhurnal/