Borell: S’ka marrëveshje për reciprocitet, kemi kohë deri më 1 shtator

0
95

S’ka marrëveshje për reciprocitet mes Kosovës e Serbisë, kemi kohë deri më 1 shtator, ka deklaruar Josep Borell.

“Çështjet aktuale janë më të rëndësishmet, pra janë më të rëndësishme në rendin e ditës. Kemi qenë dëshmitarë të këtyre tensioneve sa i përket targave dhe dokumenteve të hyrje daljeve për qytetarët mes Kosovës dhe Serbisë. BE nuk dëshiron të shohë ringjallje të tensioneve, dhe palët do të kenë përgjegjësi të plotë për cdo përshkallëzim në terren. Fatkeqësisht nuk kemi arrite marrëveshje, por kjo nuk është përfundimi, të dy liderët janë pajtuar që diskutimet do të rifillojnë në ditët në vijim, deri më 1 shtator. Nuk do të dorëzohem, nuk ka marrëveshje ditën e sotme, nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë kërkimin për zgjidhje”, ka thënë Borrell.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit trepalësh me Kurtin e Vuçiqin ka bërë të ditur se takimet nuk kanë qenë të rregullta në kuadër të dialogut, por ishin takime për t’i menaxhuar krizat ndërmjet dy shteteve.

Pas konfliktit të Rusisë në Ukrainë nuk është momenti i duhur për të vazhduar me dialog Kosovë-Serbi, ka deklaruar Borell para gazetarëve në një konferencë për media, raporton Gazeta10.

“Ky nuk është momenti për rritje të tensioneve. Është koha për të zgjidhur çështje apo probleme afatgjate, dhe u kam thënë të dy liderëve që ky ishte takim në një mënyrë për të menaxhuar kriza, s’është takim i rregullt”, tha tutje Borell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu