Brenda pak ditësh, projektligji skandaloz për Trepçën. Komunat serbe vendimmarrëse?!

0
826

Miniera_e_Stantergut

Pritet që brenda pak ditësh Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi do ta procedojnë në Kuvend projektligjin për Trepçën. Burime të Gazetës Blic të afërta me Qeverinë e Kosovës kanë thënë se ka gjasa që gjatë javës tjetër, eventualisht brenda 14 ditësh të procedohet në Kuvend projektligji për Trepçën.

Sipas këtij burimi, ky projektligj do t’i faktorizoj tej mase komunat e banuara me serb. “Pa pëlqimin e Mitrovicës Veriore, Zveçanit dhe Leposaviqit nuk mund të vendoset asgjë për Trepçën. Kështu do të parashihet në projektligjin për Trepçën”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic. Sipas këtij burimi, sipas projektligjit të ri, komunat ku gjinden asetetet do të pyetn për gjithçka.

Ndërkaq, sot deputeti i LDK-së, dhe njëherësh bashkëpunëtori i ngushtë i Isa Mustafës, Muhamet Mustafa ka thënë se komunat nuk do të pyeten për Trepçën.

Ai nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar të tjerët kinse po e manipulojnë opinionin publik. Ai ka thënë se komunat e Kosovës nuk mund të shndërrohen në shtete dhe të vendosin për pasurinë kombëtare.

Ai ka thënë se asnjë vendim për Trepçën s’mund të ndërhyjnë edhe komunat.

“Qeveria do të vendos përmes Ligjit të veçantë për Trepçën”, ka thënë Mustafa, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, Gazeta Blic nga burime merrë vesh, se tashmë kjo është punë e kryer. “Isa Mustafa e Hashim Thaçi janë pajtuar edhe me ndërkombëtarët dhe me Listën Serbe që projektligji për Trepçëën të procedohet në atë mënyrë, që edhe komunat të vendosin për fatin e kësaj miniere”, tha ky burim.

Gjatë ditës së sotme, Koha Ditore ka raportuar se Qeveria ka falsifikuar projektligjin për ndërmarrjet publike, në dëm të Trepçës. Në Projektligjin e miratuar është ndërhyrë, para se të dërgohej në Kuvend. Fjalët “mund të” i janë hequr paragrafit që thoshte se “regjistrimi si ndërmarrje publike mund të bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato”. Kësisoj, formulimi i ri i ka dhënë karakter obligues përfshirjes së komunave të veriut në vendimmarrjen për “Trepçën”. Qeveria nuk ka treguar se si ka ndodhur kjo.

Është falsifikuar pika më e ndjeshme e Projektligjit që krijon mundësinë e shndërrimit të Trepçës në ndërmarrje publike. Ajo që I bën palë vendimmarrëse edhe komunat.

Mbështetur në kopjet që I ka gazeta ndryshimet konsistojnë në nenin 3, nëpërmjet të cilit nenit 11 të ligjit bazik I shtohen paragrafët 11.3 dhe 11.

Ndërkohë, Gjuriq ka thënë se Beogradi ka arritur që ta fitoj këtë betejë përballë Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Edhe ministri i Jashtëm Serb, Ivica Dacic ka deklaruar për medie se Trepça është e Kosovës dhe e Serbisë.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme pritet që të protestohet për Trepçën dhe kundër Jabllanoviqit. Në ora 14:00 është paralajmëruar protestë gjithëpopullore./ Gazeta Blic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu