Brigada 121: Thaçi e Kuçi, përgjegjës për arrestimet

0
822

Brigada 121 Kumanova, përmes një komunikate për media, kanë reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth arrestimit të Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve, të dyshuar në rastin “Kleçka”.

“Ne, bashkëluftëtaret e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, jemi të shokuar me deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili i drejtoi akuza EULEX-it me rastin e arrestimit të Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij”, thuhet në reagim.

“Ne, bashkëluftëtaret i bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, Ministrit të Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, ose kthejeni drejtësinë në vend që të lirohen shokët tanë dhe mos bëni deklarata boshe, duke luajtur me ndjenjat tona dhe të qytetarëve të Kosovës, kinse nuk keni kurrfarë përgjegjësie. Adresa e përgjegjësisë jeni ju, për ketë padrejtësi dhe persekutim politik që po iu bëhet luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet më tej në reagimin e Brigadës 121 “Kumanova”.

“Ne, bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës nuk e merituam që të na prishni festën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sepse edhe ne kontribuuam për ketë ditë”, thuhet në fund të reagimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu