Bruksel: Mustafa dhe Vucic pajtohen për drejtësinë

0
953

Isa Mustafa dhe Vucic

Ka marrëveshje

Nuk dihen ende detajet e marrëveshjes për drejtësinë –gjykatat në veri- por dy palët janë pajtuar rreth orës 2:00 të mëngjesit të së martës rreth kësaj çështjeje. Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini ka thënë se Mustafa dhe Vucic madje do të punojnë bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin për marrëveshjen nga Bashkimi Europian.

“Dy kryeministrat kanë finalizuar marrëveshjen për drejtësinë dhe gjyqësorin në Kosovë dhe në këtë mënyrë kanë mbyllur kapitullin kritik të implementimit të marrëveshjes së Brukselit që do ta përmirësojë në mënyrë substanciale jetën e njerëzve në terren.I përgëzojë Isa Mustafën dhe Aleksandar Vucicin për këtë arritje” thuhet në deklaratë.

Mogherini në deklaratën e saj ka thënë se Vucic dhe Mustafa kanë pasur një diskutim gjithëpërfshirës për të gjitha temat e dialogut ndërsa kanë bërë edhe një vlerësim edhe për punën e mbetur . Mogherini ka bërë të ditur se grupet punuese të dy palëve do të mblidhen gjatë ditëve të ardhshme për të punuar rreth implementimit. Po ashtu theksohet se dy Kryeministat janë zotuar që do ta çojnë përpara cështjen e normalizimit të raporteve.

Kryeministart Mustafa dhe Vucic, sipas Mogherinit, janë dakorduar që do të merren edhe me çështjen e migrimit ilegal të kosovarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu