Bruksel, raundi i dytë i negociatave pa shqiptarët

0
618

bruksel

Në Bruksel sot do të zhvillohet raundi i dytë i negociatave në Bruksel për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Në këto negociata do të ulen përfaqësuesit e dy partivë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Edhe në këtë raund të dytë nuk është paraparë ndryshimi i formatit apo ftesa për ndonjërën nga partitë shqiptare, edhe pse ato së fundi kanë bërë thirrje për përfshirjen e tyre.

Raundi i negociatave midis VMRO-DPMNE dhe LSDM në Bruksel po zhvillohet me iniciativë dhe me ndërmjetësimin e treshes së eurodeputetëve Ivo Vajgl, Richard Hoëitt dhe Eduard Kukan. Dyja palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre dhe kanë shprehur qëndrime kontradiktore.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE dhe të LSDM-së në këto bisedime të ndërmjetësuara nga treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit kanë shprehur qëndrime kontradiktore duke mos gjetur asnjë pikë të përbashkët. Bisedimet janë ndjekur edhe nga zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian Kristina Grau dhe Dejvid Kulen.

Siç  mësohet, delegacioni i LSDM-së i udhëhequr nga Radmilla Sheqerinska ka qëndruar pas kërkesave për qeveri kalimtare, dorëheqje të ministrave, udhëheqësisë së RTVM-së si dhe të prokurorit publik. Por këto kërkesaq janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e VMRO-DPMNE.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e treshes së eurodeputetëve theksohet se palët negociatore janë dakorduar për një takim tjetër të radhës, pas festës së Pashkëve. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu