Bulliqi: Është rasti i parë në botë kur shtyllat elektrike përcaktojnë kufirin shtetëror (Video)

1
658

Komisioni qeveritar për matjen e territorit ka dalë sot më një raport sipas të cilit territori i Kosovës është 10,905.25 kilometra katrorë.

E sipas njërit prej kundërshtuesve më të mëdhenj të formës së demarkimit të kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, Kosova e ka të vështirë të qëndrojë në këtë shifër prej 10,905.25 kilometrash katrorë pas demarkimit me Shqipërinë e Serbinë.

“Ky është gabim fatal i cili do ta dëmtojë shumë territorin e Kosovës në të ardhmen. A do të jemi në gjendje ne si Kosovë që këtë sipërfaqe ta mbrojmë edhe pas demarkimit që do të bëhet me Serbinë dhe me Shqipërinë?”, tha Bulliqi për KALLXO.com

Ai gjithashtu ka kërkuar që shteti i Kosovës ta mbrojë këtë shifër me çfarëdo kushti, qoftë edhe me luftë.

“Duhet me çdo kusht shteti i Kosovës ta mbrojë këtë sipërfaqe që e dhanë ekspertët e tyre sot dhe kjo sipërfaqe a mbrohet me paqe e me luftë, ata duhet t’i japin përgjegjësi qytetarëve të Kosovës, ata duhet nesër t’u japin përgjegjësi institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërsa sa u përket deklaratave të Komisionit se janë llogaritur shtyllat elektrike të vendosura nga KOSTT, Bulliqi thotë se është rasti i parë në botë kur shtyllat elektrike përcaktojnë kufirin shtetëror.

“Mund ta merrni me mend se cili është niveli i seriozitetit të atyre njerëzve të cilët kanë punuar në këtë çështje. Mund ta merrni me mend që krejt çështja e definimit të kufirit, përcaktimi dhe matja e kufirit të Kosovës ka mbetur në dorën e një zyrtari të KOSTT-it dhe kjo është serioziteti i punës që e ka bërë ky ekip”, ka thënë më tej Bulliqi.

Sipas tij, faktet e publikuara nuk ishin harta, por skica të bëra me dorë.

Ai ka ironizuar me deklaratat e profesorit dhe zëdhënësit të Komisionit qeveritarë, Tomor Çela, i cili tha se hartat topografike nuk kanë bazë juridike.

“Kjo çfarë thuhet nga një njeri i cili i thotë vetes ekspert, kjo është absurdi më i madh i kohës. Hartat topografike janë prej hartave ma precize të cilat shfrytëzohen, janë shfrytëzuar dhe do të shfrytëzohen për projekte të ndryshme dhe punë të ndryshme brenda një shteti të caktuar. Si mund të quhen hartat topografike të pabesueshme, ndërsa janë të besueshme skicat që janë punuar nga autorë të ndryshëm me dorë”, thotë në mes tjerash Bulliqi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta sjellë sa më parë Marrëveshjen e Demarkacionit në Kuvend, ku sipas tij pastaj është përgjegjësi e deputetëve se çfarë do të bëjnë.

Komisioni për Matjen e Territorit paraqiti sot draft-raportin me të gjithë dokumentacionin që lidhen me madhësinë e territorit të Kosovës.

Sipas kryetarit të Komisionit, akademik Hivzi Islamit, sipas matjes, territori i Kosovës është 10,905.25 kilometra katrorë.

1 Koment

  1. Cili draft do procedohet në Kuvend?
    Raporti I Komisionit per Demarkacion apo Raporti I Komisionit per matje?
    Perse te mos procedohen Raportet qe Parlamentaret te verifikojn ndergjegjen e vetë, dhe voten individuale te perkrahur nga baza qe te ratifikojn apo ta kethehjn në rishqyrtim! Po Pse JO edhe caktimin e nje Komisioni parlamentar qe ta beje versionin e ri qe te procedohet edhe në arbitrazh!
    Nuk duhet te kete panik , ngase secili parlamentar do te mbaj pergjegjësi historike.
    Ju lutem Te nderuar Parlamentar shkelne vijen kufitare me shputat at e juaja, shiqoni kurrizin dhe qafen e atyre bjeshkëve qe renkojnë se nuk kan Zot,dhe pastaj procedone në Kuvend. Po nese ndodh(hipotetikidht) qe fqiu (ose vllau) ta shtyej kufiri e trollit tende do reagosh menjeherë!
    Bile do e kercnon , duke ftuar policinë, gjeodetin, dhe proceeding në Gjykatë! Shife se per per çfar siperfaqe vogël do e beni kete shamatë, ndoshta vetem edhe per nje hu HU gardhi! Ja pra sa i ndishem eshte lokacioni i kufirit truallit tendë! Angazhim edhe me I madh duhet Te jetë per kufi Te Shtetit. Kufiri I shtetit vetem njehere caktohet, dhe duhet te jet i shenjet! I shiqoni kufinjet e Israelit, Libanit etc. sa Te shenjet jane??! Dalja e juaj në terren do te ju argumenton dhe ballafaqon me realitetin dhe kufirin fizike me shekuj!
    Nese me Demarkacion ndonje Gabon, atehere gabuan te gjithe! Gabuam edhe para gjenerats te aredheshme.
    Ju Te nderuar Parlamentar shkelne vijen kufitare me shputat at e juaja, shiqoni kurrizin dhe qafen e atyre bjeshkëve qe renkojnë se nuk kan Zot,dhe pastaj procedone në Kuvend. Shkelne edhe njeherë ate Tokë virgjine shqiptare, kurr e pashkelur nga fqinjet tan Malazez! Mos lexoni qe te ju pyesin femijet dhe padaredhesit e juaj “se a votuat edhe ju ate kufi”?
    Perse Serbija kurr nuk I dha siperfaqen e Kosoves, Maqedonise,kur Maqedonija e kerkoi per 50 vite, kurse Pavarësija e jone pa hexitim ja fali territorin para ca vitesh?
    Edhe kuj duhet në ti falim Tokë Te Shqipes o Parlamentar?
    Kur nuk kemi siguri shtetërore, resourse natyrore, kur shiqon bjeshkët e bukura, por nuk i shijon se nuk jan me tuajat, te bene te qan dhe mallkon doren tende!
    Edhe ateherë kur mundohesh ti kethehesh enderrave, nuk mundesh sepse nuk janë ma afer teje, te mbeten pertej kufiri!
    Po dojme kufi me Malin e Zi, por dojjmë kufi perafersishte te logjikedhem o Parlamentar?? E
    Parlamentare??.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu