Busti i Fadil Hoxhës, shtyhet për disa muaj, frustrohen gjakovarët

0
829

Fadil Hoxha

Plani për vendosjen e bustit të ish liderit komunist, Fadil Hoxha që kishte shkaktuar debate të ashpra nëse ishte vendim i duhur apo jo, është shtyrë për disa muaj.

Sipas kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila shtyrja është bërë pasi është vendosur për ndërtimin e një rreth rrotullimi në qendër të qytetit ku do të vendosej edhe busti në fjalë.

“Tashmë në planët e zhvillimit të qytetit të Gjakovës është paraparë ndërtimi i rreth rotullimit në qendër, te vendi ku do të vendosej edhe busti i Fadil Hoxhës…atëherë kur të fillon ndërtimi i rreth rotullimit në fjalë do të vendoset edhe për lokacionin e saktë të bustit”, ka thënë Mimoza Kusari Lila për Klan Kosovën, transmeton Indeksonline.

Kërkesa për vendosjen e këtij busti ishte bërë në muajin shkurt pas mbledhjes së nënshkrimeve të 5 mijë qytetarëve të Gjakovës.

Kjo ide kishte nxitur akuza të ashpra nga disa subjekte politike dhe familjet e viktimave të regjimit komunist.

Fuqia politike e Hoxhës në ish federatën jugosllave është rritur gjatë viteve të 60-ta pas rënies së liderit nacionalist serb, Aleksandër Rankoviq, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq në vitin 1978 dhe 1979 ai kishte arritur postin më të lartë politik pas liderit jugosllav, Josip Broz Tito, më sakt atë të zëvendës presidentit të presidencës federale jugosllave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu