BUXHOVI, nuk ndal Akuzat kunder UÇK-së

0
142
BUXHOVI, nuk ndal Akuzat kunder UÇK-së

Buxhovi: Perveç anëtarëve të LDK-së janë vrarë edhe aktivistë të tjerë politikë, policë e deputetë

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë në Pressing të T7 se nuk ka qenë asnjëherë kritik ndaj luftës së UÇK-së por ndaj atyre që pas luftës e kanë shfrytëzuar luftën për interesa të tyre. Ai tha se nuk janë vrarë vetëm njerëz të LDK-së por edhe edhe aktivistë të tjerë politikë, pjestarë të UÇK-së si dhe policë e deputetë.

Buxhovi tha se ka pasur familje në Dukagjin të cilave ua kanë vrarë nga katër anëtarë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, ka qenë ndër luftrat më të fuqishme që shqiptarët e kanë bërë në këtë shekull, por në të njëjtën kohë kam thënë që kjo luftë e drejtë ka pasur edhe akterë të cilët janë përfshirë në të, prej profitereve e deri te shtresa tjetër e cila ka synu që luftën ta kthej në një favor të paqes. Unë nuk kam qenë kritik asnjëherë ndaj UÇK, jam kritik ndaj atyre që pas luftës, luftën e kanë shfrytëzu për interesa të tyre dhe po vazhdojnë edhe sot që ky diskursk të shfrytëzohet”, tha Buxhovi.

“Unë kam qenë kritik sepse janë vra njerëz, është e vërtetë, janë vra njerëzt të LDK-së, por jo vetëm njerëz të LDK-së. Janë vra 106 vetë aktivista të ndryshëm politikë, nuk janë vetëm të LDK-së. Janë vra pjesëtarë të UÇK-së, ka familje në Dukagjin që janë vra nga 4 pjestarë të familjes, askush si ka përmend, është dashur edhe për ta të kërkohet përgjegjesi, janë vra edhe policë e deputetë”, ka shtuar Buxhovi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu