Buzhala sulmon Bujën në Facebook, VV-në- e quan fashiste

0
815

Prishtinë, 5 janar – Ani pse në Kuvendin e Kosovës nuk është dëgjuar të ketë ngritur ndonjë problem të arsimit në vend, deputeti i PDK-së, Berat Buzhala pretendon se do të jetë më i zëshëm. Ai thotë se njeri prej problemeve qe e preokupon shume prej ditës kur është zgjedhur deputet është çështja e arsimit.

Deputeti Buzhala nuk ka hezituar të sulmojë as bashkëpartiakun e tij, ministrin e Arsimit Ram Buja.

“A është e mundur qe ne vendin tone te ketë arsim cilësor dhe te barabarte për te gjithë? A është e mundur qe Ministri i Arsimit, ne te ardhmen t’i kushtoj vëmendje me te madhe për shembull Ministrisë qe e drejton dhe për te cilën është zgjedhur, e me pak vëmendje interesave te tij personale. Deri me tash, Ministri Rame Buja, nuk e ka dëshmuar se është ne gjendje te beje një gjë te tille. Kam informata se i njëjti, pra ky ministër kundër te cilit nuk kam asgjë ne rrafshin personal një pjese të konsiderueshme te kohës se tij e kalon duke ligjëruar neper universitete private, qe është konflikt klasë i interesit. Dhe madje, qofsha i gabuar kam informata se z. Rame Buja ligjëron edhe jashtë shtetit. Kjo është absolutisht e papranueshme”, ka shënuar Buzhala në rrjetin e tij social facebook, transmeton Indeksonline.

Arsimi, sipas tij, nuk ka asgjë te beje me unifikimin e abetares për te gjithë shqiptaret.

Buzhala thotë se, po pretendon të thyej heshtjen dhe te deklaroj se nuk e mbështet ketë mënyre se si po i qasemi arsimit. Ne fakt, sipas tij arsimit askush nuk po i qaset, ngase me qasje nënkuptojmë që të kihet një strategji.

“Nuk ka ndonjë strategji. Në vendin tonë po vazhdon një model sovjetik i arsimit qe ne vendin tonë ka zbarkuar pas luftës se dyte botërore, e qe tash krejtësisht i stërkequr dhe i bastarduar po bartet prej gjeneratës se gjenerate”.

Ai thotë se, personalisht i shpalli lufte këtij modeli te arsimit, ministrin Buja e konsideron krejtësisht jo kompetent. “ Dhe do te protestoja edhe ne rruge për ta përmirësuar ketë gjendje. Sepse kjo është ne dorën tone”.

Buzhala nuk ka hezituar dhe një herë që Lëvizjen Vetëvendosje ta quaj fashiste. Kjo, sipas tij, pasi kjo lëvizje nuk po ngritë probleme fondamentale të shoqërisë, por, po e zhvendosur vëmendjen prej probleme reale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu