Calmy-Rey, këshilltare e Jeremiçit!

0
646

Zvicër, 20 shtator – Një kombinim më i çuditshëm nuk mund të mendohej: Ish ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey këshillon kryetarin e ri të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ish ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic, njofton Albinfo.

Ky i fundit e ka lutur ish kryediplomaten zvicerane që t`i bëhet këshilltare ndërsa ajo ka pranuar. Kështu shkruan sot portali i gazetës Neuer Zürcher Zeitung” . Me këtë, dy kundërshtarët e dikurshëm janë shndërruar në partnerë.

Ajo që ata dy si ish ministra të jashtëm i ndante, ka qenë Kosova. Jeremic në Serbi bën pjesë në mesin e kundërshtarëve më të vendosur të pavarësisë së Kosovës. Ai, në një mënyrë pothuaj obsesive ka ndjekur synimin për të penguar njohjen e Kosovës nga bota.

Në kohën sa ishte në detyrë, ai udhëtonte me dhjetëra mijë kilometra  deri në skajet më të largëta të botës për t`iua tërhequr vërejtjen bashkëbiseduesve për rrezikun nga njohja e deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq Micheline Calmy Rey qëndronte e vendosur në kampin tjetër. Që në vitin 2005, tri vite para shpalljes së pavarësisë, në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, të drejtuar nga ajo ishte e qartë: Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur. Kjo i shüërben stabilitetit të regjionit, deklaronte pa u lodhur Calmy-Rey. Kjo përputhet edhe me vullnetin e shumicës së popullatës dhe është më mirë për 200 mijë kosovarët që jetojnë  në Zvicër.

Berna, me këtë qëndrim ishte ndër kryeqytetet e para në përgjithësi që ndanin me kosovarët dëshirën e tyre për pavarësi. Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë, Zvicra vendosi edhe marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. Kosvarët ishin mirënjohës. Ata i ndanë Calmy-rey-t një çmim ndërsa në Prishtinë duhej të pagëzohej një shesh me emrin e saj.

Ndërkaq, politika kosovare e Calmy Rey kishte shkaktuar një fazë të vogël të akullt mes Beogradit dhe Bernës. Por, pastaj klima kishte filluar të ngrohej.
Përkundër të gjithave që këta dy partnerë të rinj i bëjnë të ndryshëm: gjinia, mosha, gjuha – vetëm pasioni për Kosovën është ai që i bashkon, edhe vetia që pozicionet e marra njëherë t`i ndryshojnë me shumë vështirësi. Dhe të gjitha këto duket të mos jenë pengesë.

Sipas Radio DRS, Calmy rey dëshiron që “thjesht të ndihmojë” presidentin e ri. Fundja, ata njihen dhe përparimet janë të mundshme vetëm kur njerëzit flasin njëri me tjetrin. Nga ana tjetër, për Jeremicin, këshilltarja e tij është gjithsesi një rast fatlum. Ai ka kërkuar nga shteti i tij sipas medieve beogradase një buxhet prej 7.3 milionë dollarëve për një vit sa do të qëndrojë në këtë post. Qeveria ia ka miratuar vetëm 1.5 milionë. Por, zonja Calmy Rey lka ofruar shërbimet e saj pa asnjë honorar, përfundon NZZ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu