Cana në gjendje kritike, aksidentohet me makinë (Foto) ?

0
729

Lorik Cana me Top

( E Plotsuar) Konfirmohet: Cana nuk ka pësuar aksident

Pas raportimeve se ylli i Kombëtares Shqiptare ka pësuar një aksident dhe është në gjendje kritike, është vetë Loriku që i ka mohuar të gjitha.

Lorik Cana ka siguruar të gjithë se është shëndosh e mirë dhe i ka hedhur poshtë raportimet e medieve italiane në profilin e tij në Facebook: “Përshëndetje! Shumë media shqiptare jo profesionale kanë përhapur dezinformata, Lorik Cana nuk ka pësuar asnjë aksident”, thuhet në profilin e tij zyrtar.

Sipas raportimeve të fundit të mediave Italiane, po flitet se kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, është aksidentuar sot në mëngjes në Itali.

Cana, që në Itali luan për skuadrën e Lazios, thuhet se sot është aksidentuar me veturën e tij duke shkuar për në stërvitje.

Ende nuk ka detaje se si ka ndodhur aksidenti nga mediat italiane, mirëpo po flitet se ai tashmë është në gjendje kritike në spital. Mësohet se Cana ishte i vetëm në makinë.
lorik-cana-407

Ende nuk ka të konfirmuar asgjë, por ne do ta përcjellim me vëmendje këtë ngjarje dhe do t’ju informojmë me kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu