“Çartet” AAK-ja: Insistimi befasues dhe arrogant i LDK-së

0
757

Ranushi

AAK i kundërpërgjigjet fuqishëm LDK-së: Kryeministër Ramushi dhe pikë!

Pas deklaratave të njëpasjnëshme të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se atyre u takon posti i kryeministrit, ka ardhur edhe një reagim i fuqishëm i AAK-së. Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë thënë se AAK nuk do të lëshoj pe, për faktin se ky rezultat është që nga 8 qershori, kur edhe është arritur marrëveshja.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi ka thënë se insistimi befasues i LDK-së për postin e kryeministrit është kundër Bllokut.

“Insistimi befasues dhe arrogant i LDK-së për Kryeministër është kundër Bllokut. Nuk do të ketë marrëveshje të re ku parashihet spostimi i Ramushit vetëm pse nuk u zgjodh Isa kryeparlamentar. Të njëjtat parti jemi nga qershori, me të njëjtin rezultat zgjedhor”, ka thënë Arifi për Gazetën Blic.

Sipas këshilltarit të Ramush Haradinajt, marrëveshjet serioze dhe të sinqerta nuk bëhen duke qitur partnerët para aktit të kryer.

Ky reagim i Avni Arifit ka ardhur pas deklarateve të deputetit të LDK-së, Abdullah Hoti se atyre u takon posti i kryetarit të qeverisë.

Që nga e premtja shumë zyrtarë të LDK-së deklaruan se me lëshimin pe nga posti i kryetarit të Kuvendit nga Blloku LVAN, atyr u takon posti i kryeministrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu