
Shefqet Kabashi, dëshmitari i njoftun në rastin e gjykimit të kryeministrit Ramush Haradinajt në Hagë, u mundue me prishë ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës serbe në burgun e Dubravës e cila po mbahej në ambientet e këtij burgu.
Sa ka fillue ceremonia nga moderatorja e ngjarjes, Shefqet Kabashi ka dalë në mes të skenës tue bërtitë drejt të pranishmëve.
“Ju ma keni marrë bukën. Qeveria më ka shpall tradhtarë e tash nuk janë këtu..ma zi jeni tu na bo ju se shkijet që na kanë bo”, tha ndër të tjera Kabashi.
Menjiherë kanë ndërhy gardianët e burgut dhe e kanë arrestue.