Çaushi: Nuk ka normalitet pa tërheqjen e marrëveshjeve

0
801

Driton çaushi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi edhe një herë e ka konfirmuar qëndrimin e partive opozitare.

Çaushi në një konferencë për medie, ka thënë se nuk do të ketë normalitet pa tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve, raporton “Zëri”.

“Kanë kaluar tre muaj nga marrëveshjet dhe e kemi të qartë se çfarë përmbajnë këto marrëveshje. Do ti kundërshtojmë patjetër edhe seancat. Nuk ka normalitet pa u tërheq marrëveshjet. Dhe për mënyrat e kundërshtimit do ti shohim”, ka deklaruar Çaushi, raporton “Zëri”.

E ndërkaq në lidhje me lajmin se prapa djegies së veturave zyrtare qëndron “Vetëvendosje”, Çaushi ka thënë se ky lajm i cili është publikuar nëpër disa medie nuk është aspak i vërtetë dhe se “Vetëvendosje”, distancohet nga djegia e veturave zyrtare.

“Nuk ka asgjë të vërtetë për lajmet se aktivistët e opozitës kanë djeg disa vetura”, ka deklaruar Çaushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu