Çeçenët: Ne jemi këmbësoria e Putinit

0
993

Kadirovci

Presidenti kuisling Çeçen, Ramzan Kadirov i ka ofruar liderit rus, Vladimir Putin, një “regjiment special” për mbrojtjen e Rusisë nga presionet e vendeve të perëndimit, duke krijuar popullin Çeçen kolone e peste Ruse.

“Ne jemi këmbësoria e Vladimir Putinit, këtë duhët ta dijë e tërë bota”, ka thënë Kadirov në fjalimin para 20 mijë pjesëtarëve të forcave të rendit.

Ky fjalim është transmetuar drejtpëdrejt edhe nga televizioni shtetëror rus, transmetoin mediat e huaja.

“Që 15 vjet Putini e ndihmon popullin tonë. Tani ne i bëjmë thirrje liderit rus që të na konsiderojë neve si regjimentin special të tij, të gatshëm ta mbrojmë Rusinë, stabilitetin dhe kufinjtë e saj”, ka thënë më tej, Kadirov.

Në fund të muajit maj, mediat ukrainase kanë raportuar se qindra Çeçenë janë përfshirë në luftën kundër forcave të Ukrainës në pjesën veriore të këtij shteti, duke luftuar pro grupeve separatiste pro ruse.

Presidenti Kadirov esht i njohur për brutalitetin e policis së tij kunder Popullit Çeçen të cilet nuk i binden pushtimit Rusë në Çeçeni, që nga ripushtimi i Çeçenis nga Rusia pas ardhjes në Pushtet të Vladimir Putinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu