Çeku nuk dinte gjë për brigadën “Hasan Prishtina”, tregon se kush e prezantoi

0
479

Çeku nuk dinte gjë për brigadën “Hasan Prishtina”, tregon se kush e prezantoi

Për Brigadën “Hasan Prishtina” nuk kishte dëgjuar më parë as Agim Ceku, atë kohë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Çeku, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se kjo Brigadë iu prezantua nga Fadil Geci dhe asnjë anëtar i Komisionit nuk dinte për të.

“Një anëtar i Komisionit që ka qenë përgjegjës për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në ekzil, e ka marrë një listë konkretisht nga Fadil Geci dhe Geci iu ka afruar Rrustem Berishës dhe i ka thënë se këta janë luftëtarë të cilët kanë marrë pjesë në Brigadën ‘Hasan Prishtina’. Edhe ai e ka sjellë si problem, sepse as ai nuk ka dëgjuar për këtë punë, as unë, asnjë anëtar i Komisionit. Kjo Brigadë s’mund të jetë as Brigadë, sepse bëhet fjalë për diku 50-60 luftëtarë, jo më shumë”, tha Çeku.

Ai thotë se brenda Komisionit kishte vendim që për shkak të unifikimit të çdo luftëtari, mos të përmendet Brigada përmes së cilës kanë shërbyer.

“E di që z. [Rrustem] Berisha ka biseduar edhe me Sami Lushtakun, edhe Nuredin Lushtaku ka qenë në atë takim. Edhe ai dhe të gjithë thanë se nuk kanë dëgjuar për këtë Brigadë, ndoshta është dobësi e jonë, në asnjë skemë nuk ka ekzistu”.

“Mirëpo, bëhet fjalë për një listë të cilën Fadil Geci e ka sjellur dhe ata emra janë verifikuar si emra, dhe jo si Brigadë dhe jane pranuar si Veteran te  UÇK-se.

Kjo është strukturë dhe është prezantuar si strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në ekzil. Iu ka prezantuar Rrustemit dhe është trajtuar çdo aplikacion veç e veç dhe jo si Brigadë.

Çeku bëri të ditur se janë pranuar të gjithë emrat të cilët janë prezantuar në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu