“Çelet” Tadiqi, propozon dialog teritoresh me Shqipërinë

0
593

Bruksel 28 mars- Beogradi kërkon të negociojë me Tiranën zyrtare mbi konfliktet territoriale qindravjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve. Këtë e deklaroi presidenti serb Boris Tadiq, gjatë një forumi të organizuar në Bruksel nga “German Marshall Fund”.

Sipas tij, nuk ekziston termi “kosovar”, por në këtë territor ka vetëm “shqiptarë dhe serbë”.

“Qëllimi im është të zgjidhim konfliktet historike që ekzistojnë në Ballkan”, ka deklaruar Tadiq.

“A po flisni historikisht që nga lufta e fushë Kosovës, apo historikisht pas vendimit të GJND-së?”, e ka pyetur atë Mathew Horn, avokat amerikan.

“Ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kjo është saktësisht ajo që po përpiqemi të arrijmë, që do të thotë të arrijmë një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër që fiton gjithçka. Është e thjeshtë”, është përgjigjur Tadiq.

Sipas presidentit serb, dialogu Prishtine-Beograd duhet të nisë me çështje teknike për të lehtësuar jetët e njerëzve, por duhet të përfundojë me tema të dhimbshme, çka nënkuptonte ndarjen e Kosovës.

Kjo është hera e parë që presidenti i Serbisë shtron publikisht nevojën e një dialogu me Shqipërinë për të zgjidhur historinë qindravjeçare mes dy popujve, duke përfshirë këtu dhe një pazar për territoret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu