Censusi, “Aleanca Kuqezi”: Grisni pyetjet për etni dhe fe

0
603

Aleanca Kuqezi në prag të nisjes së procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave ka rritur dorëz e deklaratave të ashpra kundër këtij procesi.

 

Kjo organizatë duke kundërshtuar regjistrimin mbi bazë feje dhe etnie ka kërkuar që qytetarët të refuzojnë të përgjigjen për këtë pyetje pasi sipas tyre kjo rrezikon të çojë në tensione mes komuniteteve fetare.

 

“Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Grisni pyetjet për etninë dhe fenë në formular. Berati është shembull i bashkëjetesës ndërfetare”, kanë deklaruar përfaqësues të saj nga një tubim në qytetin e Beratit.

 

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi katër nenet e ligjit për Gjendjen Civile për përcaktimin e elementit të Kombësisë dhe mënyrës së ndryshimit të saj.

 

Regjistrimi i popullsisë pritet të nisë me 1 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu