Cështja Bllaca, EULEX arreston 4 persona

0
561

PRISHTINË- Policia e EULEX-it ka arrestuar sot 4 persona lidhur me rastin Bllaca. Burimet nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se janë arrestuar Shpresim Uka e Driton Hajdari, ndërkohë që operacioni është duke vazhduar ende, raporton Koha Ditore.

Emrat e dy personave të tjerë nuk dihen akoma.

Cështja Bllaca nisi që vitin e kaluar, kur Nazim Bllaca nga fshati Ribar i Madh, komuna e Lipjanit muaj më parë kishte dalë me video-incizime ku “dëshmonte” veprimtarinë e tij si agjent i SHIK-ut. Ai kishte pranuar një vrasje si dhe pjesëmarrje në planifikimin e 17 rasteve të rënda kriminale.

Bllaca, në prononcimet publike ka thënë se ka marrë pjesë në së paku një vrasje. Ai ndodhet në arrest shtëpiak që prej nëntorit të vitit 2009.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu