Çështja “Kleçka”, Limaj dhe tre ish-luftëtarët e UÇK-së shpallen të pafajshëm

0
763

Trupi gjykues në rastin “Kleçka”, para pak çastesh i ka shpallur të pafajshëm për të gjitha akuzat ish-luftëtarët e UÇK-së, deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, dhe tre bashkëluftëtarët e tij: Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Para seancës së sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur bindjen se vendimi i trupit gjykues do të jetë lirues për katër të pandehurit, pasi ata mendojnë se nuk ka bazë në këtë lëndë, e cila do ta shtynte trupin gjykues të merrte ndonjë vendim tjetër përpos atij për lirimin e tyre.

Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, për dosjen e njohur si “Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimi, me arsyetimin se ata, gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu