Çështjet “njerëzore” të mos ndërlidhen me dimensionin fetar

0
326

Nga virusi Korona do të vdesin disa mijëra kinez, por biznesi farmaceutik do të arkëtojë miliarda dollarë ose euro nga virusi i vetëzhvilluar.

Shkruan: Prof. Dr. Qufli Osmani

Koronavirus i ri (nCoV) është një lloj i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.
PYETJA: Koronavirusi a ndërlidhet me gjarpërinjt ose me biznesin farmaceutik apo ka dimension transcedent?!

SHKAKU diskutabil: Gjarpërinjt (si shkaktarët e përhapjes së Koronës) çdo herë kanë qëndruar dhe qëndrojnë në menynë e ushqimit jo vetëm tek kinezët por edhe te shumë fise nomade ose të izoluara (Brazil, shtetet me shkretëtira).
Gjarpërinjtë, minjtë … konsumohen edhe nga kafshët e tjerë? Pse “epidemia” fillimisht nuk ndodhi tek kafshët por filloi tek njeriu (nga një treg në Kinë)?
A mundemi ta konsiderojmë si rastësi paraqitjen e “Koronës” në Kinë?
LOGJIKA BIZNESORE. Ministritë e shëndetësisë të shteteve dhe Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) do të marrin “vendim” që të vakcionohet popullata, edhe atë duke filluar prej Kinës p.sh 1.5 miliard qytetarë të Kinës do të duhet të vakcinohen.

Çështjet “njerëzore” të mos ndërlidhen me dimensionin fetar

Tash, fillon “logjika ekonomike” nëse një vakcinë do të kushtoj vetëm 2€, i bie që gjjigandi farmaceutik të arkëtojë rreth 3 miliard euro (të mos e marrim faktin se gjigandi farmaceutik nuk do e shesë “një vakcinë” 2 euro kur njerëzit do të jenë në gjendje që të paguajnë qindra € (pasanikët) ose mijëra € (pasanikët më të mëdhenj) kurse për shitje të rëndomtë mund të kushtojë edhe disa dhjetra euro).


EPILOGU: Nga virusi Korona do të vdesin disa mijëra kinez, por biznesi farmaceutik do të arkëtojë miliarda dollar ose euro nga virusi i vetëzhvilluar.

“NE” NË KËTË STORJE. Do të vazhdojmë me “viktimizimet” dhe përshkrimet se Korona virusi është produkt i “drejtësisë hynore”, do të vazhdojmë që çështjet “njerëzore” t’i ndërlidhim me dimensione fetare.

Ky shkrim është status në facebookun e autorit

Çështjet “njerëzore” të mos ndërlidhen me dimensionin fetar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu