Çfar morën hetuesit e EULEX’it në Arkivin e Ibrahim Rugovës?

0
799

Avokatët e Ukë Rugovës, kanë konfirmuar për Express se hetuesit e EULEX’it “kanë prekur” në Arkivin e Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës.

Misioni EULEX nuk e ka kursyer as pronën e Ibrahim Rugovës, në hetimin që po bënë kundër të birit të tij, Ukës, të dyshuar si lider i një grupi kriminal që janë marrë me veprimtari të kundërligjshme me viza italiane.

Avokati i Izet Beqirit, njërit nga të dyshuarit e “Grupit të Velanisë”, grup për të cilin dyshimet fillestare të Prokurorisë i ka botuar komplet Express, thotë se edhe Arkivi i ish-presidentit Rugova u prek në bastisjen e kryer më 5 shkurt 2014.

“Edhe arkivi personal i ish-presidentit Ibrahim Rugova ka qenë subjekt i bastisjeve të EULEX’it në hetimin e tyre në rastin e Ukë Rugovës”, thotë avokati Tomë Gashi, për Express.

I biri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, deputeti Ukë Rugova, po mbahet në paraburgim nën dyshimin se kishte drejtuar një grup kriminal që merreshin me rregullimin e vizave për në Itali.

Ai po rrinë në burg së bashku me Izet Beqirit e Florjan Petanit, kurse bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqiri, Visar Beriqit, Asad Beqirit, Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar 30 ditë arrest shtëpiak, derisa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri.

Të gjithë bashkë dyshohen për mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, keqpërdorim të detyrës zyrtare, madje dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale të kontrabandës me emigrantë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu