Çfar ndodhi me komisionin UP-MASHT-OVL UÇK?

0
822

jepe dorheqje

Ende pa filluar punën është shpërbërë komisioni i përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Universitetit të Prishtinës, Këshillit Drejtues, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryeministrisë, për regjistrimin e njëmijë kandidatëve të kategorive të dala nga lufta në UP.

Komisioni i dalë nga marrëveshja mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Universitetit të Prishtinës, Këshillit Drejtues, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK­-së dhe Kryeministrisë, të cilët kishin për obligim që brenda një jave të gjenin një zgjidhje për kërkesën e Organizatave të luftës, për pranimin në UP të mbi 1 mijë fëmijëve të kategorive të dala nga lufta, nuk e ka filluar fare punën.

Burime brenda këtij komisioni kanë thënë për RTK-në se shpërbërja e Komisionit ka ardhur nga situata e krijuar politike rreth krijimit të institucioneve të reja. Madje, persona brenda këtij Komisioni kanë theksuar se personat e caktuar në këtë komision janë takuar vetëm një herë, përkatësisht vetëm një ditë pas protestave.

Ndërkaq, të kontaktuar nëpërmjet telefonit nga RTK, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, ata të Rektoratit, Këshillit Drejtues, nuk kanë dashur të prononcohen rreth kësaj çështjeje.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e UÇK­së, Xhavit Jashari, përmes telefonit, ka thënë për RTK-në, se nuk është në dijeni për këtë çështje. /rtk/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu