Çfar po flet çarshia? Pse u arrestua Oliveri…

0
926

Arrestimi i Oliver Ivanovicit është vetëm një parapërgatitje për disa arrestime shtesë që pritet të bëhen në mesin e politikanëve shqiptarë. Por kush janë ata fatkëqij?

Se opinioni publik në këto troje – Ballkani në përgjithësi – me asnjë kusht nuk e pranon që disa ngjarje mund të ndodhin rastësisht, këtë e dëshmon edhe rasti i djeshëm i arrestimit të politikan serb Oliver Ivanovic, si i dyshuar për krime të luftës.

Ende pa përfunduar marrja në pyetje e Ivanovicit, Prishtina ziente me thashetheme të natyrës “prite tash kur të fillojnë arrestimet tek këta tanët”.

Dhe më ketë nënkuptohej me politikan shqiptar. Dhe me ketë saktësisht nënkuptohej me arrestimet e mundshme që pritet të ndodhin për akuzën që po sillet mbi kokat e politikanëve shqiptarë, siç është ajo për trafikim të organeve.

Pra, sipas çarshisë, Oliver Ivanovici është arrestuar, në mënyrë që kur të arrestohen këta tanët, të mos mundet njeri të thotë se po arrestohen vetëm shqiptarë.

Me një fjalë Oliveri është në burg në mënyrë që të arrestohet ndonjë politikan me ndikim. Po kush janë ata që mund të arrestohen?

Burimet e Gazetës Express thonë se lëndën që tashmë e ka përmbyllur prokurori amerikan Clint Williamson një gjë është e sigurt: Aty nuk gjendet emri i Kryeministrit Hashim Thaçi.

Por ky nuk është fundi i rrëfimit. Sipas burimeve tona aty gjendet një emër i një zyrtari shumë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe një emër shumë i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Po sipas këtyre burimeve në javët në vijim do të përcillen mesazhe të forta politike, qoftë nga Brukseli e qoftë nga Washingtoni, që Qeveria e Kosovës dhe skena politike në përgjithësi duhet të tregohet e durueshme në momentin kur të ngritet aktakuza për trafikim të organeve, e që në fakt nuk do të jetë për trafikim të organeve por për persona të zhdukur .

Gjithashtu ditëve të fundit është ka shumë zëra që janë në gjendje të vënë bast se edhe lufta kundër korrupsionit do të jetë shumë aktive gjatë kësaj pranvere.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu