Çfar po fshihet në Rastin Kleçka ?!

0
611

EULEX’i dhe Zyra Federale gjermane e Krimeve të Rënda (BKA) nuk e pranojnë se “Dëshmitari X” ishte nën mbrojtje të tyre. Asnjëra palë nuk tregon se si u gjet e ku jetoi për shtatë muaj në Gjermani personi kyç në procesin gjyqësor “Kleçka”. Këtë nuk e di as Policia e Duisburgut, qytet në të cilin Agim Zogaj u vetëvra.

Familja e Agim Zogajt, i cili deri të mërkurën identifikohej me kodin si “Dëshmitari X” në procesin gjyqësor “Kleçka”, kot mundohet që për vdekjen e tij të kërkojë përgjegjësi nga EULEX’i.

Kështu së paku lihet të kuptohet nga deklaratat e zyrtarëve të këtij misioni.

EULEX’i nuk pranon se “Dëshmitari X” ishte në mbrojtje të tyre.

“Ai (Dëshmitari X) nuk ishte nën mbrojtje të EULEX’it”, tha Nicholas Hawton, një nga zëdhënësit e këtij misioni.

Zyrtari ndërkombëtar nuk ka mundur të thotë nëse Zogaj ishte nën ndonjë program tjetër për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Agim Zogaj (54) është gjetur i vdekur në një park në qytetin Duisburg të Gjermanisë, të mërkurën herët në mëngjes.

Familjarët e tij deklarojnë se nuk kanë qenë në dijeni se ku ndodhej ai. Të vetmen gjë që dinë është se Agim Zogaj është marrë me forcë nga shtëpia e tij në mars të këtij viti nga EULEX’i dhe prej atëherë nuk e dinin se ku ndodhet.

S’di as Policia e Gjermanisë

Por, si ka arritur Zogaj në shtetin gjerman, këtë nuk e di as Policia e Duisburgut.

Nga informatat me policinë e këtij qyteti që ndodhet në landin e Nordrheim-Westfalen, ku edhe dyshohet se është gjetur i vetëvrarë Agim Zogaj. Zyrtarët e rendit nuk dinë se kur ky person ka shkuar atje dhe as si ka jetuar aty.

E vetmja që dinë është se personi me emrin Agim Zogaj, e që ka bërë vetëvrasje, është nga Kosova.

“Ne e dimë që është nga Kosova, por si ka ardhur këtu në Duisburg dhe si ka jetuar apo ku ka jetuar, nuk kemi pasur asnjë informacion”, tha Ramon van der Maat, zëdhënës i Policisë së Duisburgut, të enjten

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu